
Kajmaku në arrati/ Prokuroria-noterëve: Njoftoni policinë nëse ish-kryebashkiaku vjen te ju!
E Mërkurë 20 Nëntor 2019, 09:09
Dritare.net

Mësohet se në shkresë u kërkohet të gjithë noterëve të njoftojnë policinë nëse Kajmaku paraqitet para tyre, ndryshe do të përballen me ligjin.
“Noterët të njoftojnë policinë, nëse para tyre paraqitet Agim Kajmaku. Nëse nuk njoftojnë, noteri do të mbajë përgjegjësi ligjore”, thuhet në shkresën e Prokurorisë.
Kajmaku është shpallur në kërkim, pas shkarkimit si kryebashkiak i Vorës nga KQZ, pasi u vërtetuan akuzat e opozitës se ka qenë i dënuar në Greqi për falsifikim parash, dhe këtë gjë nuk e kishte deklaruar në formularin e Dekriminalizimit./E.B-dritare.net

















