Kadri Veseli ftohet nga Gjykata Speciale

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka bërë të ditur në një konferencë për media se ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale, sipas medieve të Kosovës.  Veseli ka thënë se do të intervistohet më 4 dhjetor në Hagë.

“Ashtu siç jam zotuar se në momentin që do ta kisha një ftesë të tillë unë do ta bëja publike, gjenerata ime si gjithë gjeneratat tjera ka përjetuar shtypjen e rëndë të vendit tonë, ne nuk jemi pajtuar me atë gjendje dhe unë jam krenar që iu jam përgjigjur thirrjes së vendit. Edhe ky proces duhet të ketë epilog, duke u bazuar në të vërtetën, faktet e drejtësinë, dhe që nuk e dëmton shtetin e Kosovës në pafundësi. Jam i bindur se edhe kjo Gjykatë do ta vërtetojë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe që do t’i ndalë goditjet ndaj të vërtetës së popullit tonë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftese, më 4 dhjetor”, tha Vesieli./L.F-dritare.net

LEXO DHE :  A është në burg burri yt? Ja si përgjigjet Angela Martini!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.