Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ka ardhur koha që çdo shtetar që mbajë përgjegjësi për mosveprimet!

Ka ardhur koha që çdo shtetar që mbajë

Nga Av.Denisa Daka

Në Prizren, në vitin 2011, një burrë vrau barbarisht gruan e tij për arsye xhelozie, në prani të 4 fëmijëve të tij.

D.K., dhunuar shumë vite nga bashkëshorti i saj, kish kërkuar ndihmë disa herë radhazi policisë, por kjo e fundit kish neglizhuar rastin, duke mos parandaluar kësisoj vrasjen e rëndë.

Pas kësaj Gjykata Themelore e Prizrenit ka vendosur të ngarkojë me përgjegjësi shtetin e Kosovës për vrasjen e D. K, duke detyruar këtë të fundit t’i paguajë familjareve të së ndjerës, një shumë prej 95 mijë Euro.

Një precedent që duhet të vlejë për çdo rast analog dhe në këtë vend, për çdo jetë të humbur, për çdo grua të dhunuar, kanosur a përndjekur në të gjitha format e saj.

Ka ardhur koha që sekush nga personat përgjegjës veshur me pushtet, ndodhur në këto kushte a para fakteve të tilla, përveçse të lërë detyrën, të mbajë përgjegjësi ligjore në çdo rast, për veprimet e mosveprimet kryesisht, elementë të shpërdorimit të detyrës këto, duke shpërblyer dëmin e shkaktuar, në të gjitha planet e në çdo rast.

Një tjetër krim pret pas derës e nuk dihet kujt prej nesh i ka zënë pritë!/dritare.net