Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja VIP-at që u përlotën në ekran për jetët e humbura nga goditjet e tërmetit!

Ja VIP-at që u përlotën në ekran për jetët e
Moderatorja e “Dance with me”, Alketa Vejsiu, ka qenë e ftuar së fundmi në një nga programet e mbrëmjes në televizionin e famshëm italian “Rai 1”. Ajo rrëfeu për situatën e vështirë që po mbizotëron këto kohë në Shqipëri, si rezultat i dy tërmeteve që shkaktuan humbje jetë njerëzit dhe dëme të mëdha.

Ndërsa në një moment foli për viktimat, konkretisht rastin nënë e bijë dhe Kristianin që sapo kishte dalë nga burgu, moderatorja nuk i mbajti dot lotët. “Ky është një moment për reflektim, njerëzit vrapojnë pas famës, parasë e politikës, por në fund jemi të gjithë njësoj. Jemi mikroskopik para fatit, prandaj duhet të jemi më të mirë”, tha Alketa gjatë emisionit. Po ashtu, ajo ka vënë në dukje ndihmën e madhe që Shqipërisë këto ditë po i vjen nga shtetet fqinje, veçanërisht nga Kosova.

Ajo ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një sekuencë nga momenti kur u përlot në transmetimin direkt në “Rai 1”. “Intervista në ‘Rai Uno’! Sytë dhe zemrat kullojnë lot! S’jam aq e fortë sa dukem! Ka mbi 1400 mesazhe në inbox, kryesisht nga 600.000 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali. Ju falënderoj shumë!”, shkruante Vejsiu në “Instagram”.

Përveç Alketës, lotët nuk i ka mbajtur dot në transmetim live, as moderotja e njohur e “Tempora” në “Ora News”, Sonila Meço. Gjatë një transmetimi maratonë ku televizioni ku punon transmetoi gjithçka rreth ngjarjes së rëndë që tronditi Shqipërinë, në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit 2019, Sonila u përlot. Ndërsa në studio po lexonte emrat e viktimave, Sonila Meço shpërtheu në lot.

Klodiana Lala, gazetarja e palodhur e “News 24”, ka raportuar menjeherë pas tërmetit, në pallatin 6-katësh, i cili u shkatërrua i tëri. Edhe pse me shumë eksperiencë, Klodi, në një moment të caktuar, nuk i mbajti lotët në transmetim.

Edhe gazetari i njohur i “Top Channel”, Muhamed Veliu, s’mbajti dot lotët në transmetim live, ndërsa jepte lajmin e keq për dy të rinjtë në Thumanë. Mes shumë gazetarëve që kanë raportuar live momentet kur trupat e pajetë janë nxjerrë nga rrënojat, Veliu ka dëshmuar se emocionet dhe tronditja ka qenë e fortë. Ndërsa ishte duke raportuar nga Thumana dha lajmin e keq se dy të rinj janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat, Veliu nuk i ka mbajtur dot lotët teksa jepte këtë lajm dhe shtoi se të rinjtë janë gjetur poshtë tavolinës së ngënies në shtëpinë e tyre. Veliu, teksa po i jepte publikut këtë lajm të trishtë, nuk arriti të mbante dot lotët, pasi viktimat ishin sërish nga familja Cara në Thumanë, nga e cila deri tani kanë humbur jetën 7 prej tyre.

Po ashtu, moderatorja e emisionit “Historia ime”, Mirela Milori u përlotur teksa një nga zjarrfikësit tregoi në studio sesi i ka gjetur viktimat nën rrënoja. Ndërkohë, zjarrfikësi Arben Cara tregoi se mes viktimave kanë qenë edhe të afërmit e tij.

“Pas shumë orë kërkimesh arritëm të gjenim trupat e familjes sonë Cara dhe pamë që ata ishin munduar të dilnin nga hyrja e pallatit dhe vajzën 18-vjeçare e kemi gjetur të përqafuar, fëmijën e kishte vënë nën vete për ta mbrojtur. Çfarë të shikoje, janë skena shumë të rënda”, S’janë aq të fortë sa duken, ja VIP-at që u përlotën në ekran për jetët e humbura nga goditjet e tërmetit tregoi Arben Cara dhe pas këtij rrëfimi Mirela u përlot.

Ndërkohë që këngëtarja Xhensila Myrtezaj së bashku me burrin e saj, Bes Kallakun, kanë dalë për t’i mbështetur të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. “Në prani të dhimbjes me familjet e prekura nga tërmeti. Secili sipas mundësisë t’i gjendet pranë kujt mundet e si të mundet”, ka shkruar Xhensila, e cila është përlotur ndërsa takohet me disa prej familjarëve./PANORAMAPLUS

View this post on Instagram

E GJITHE SHQIPERIA SOT KA PERJETUAR NJE DITE TMERRI, NGA ATA DITET QE NA KUJTOJNE SA TE PAFUQISHEM JEMI. NGA ATA DITET QE VEC LUTJES ASGJE TJETER NUK TE BEN TE KUJTOHESH SE STREHA JOTE ESHTE ZOTI. TE VETMIT QE MUND TI DREJTOHEMI E TI THEMI, MBAJE DOREN. DHIMBJA ESHTE E TE GJITHEVE POR ME TEPER E ATYRE FAMILJEVE QE KANE JETE TE HUMBURA DHE ATA QE KANE NGELUR PA ÇATI MBI KOKE. TE NDIHMOJME NJERI TJETRIN E TE JEMI VIGJILENTE SE URREJTJA SJELL SHKATERRIM. SI NENE, NDJEJ DHEMBJE PER CDO FRYME QE NDALI SE FRYMUARI NGA KY SHKATERRIM, QE NA SHKALLMOI SHPIRTIN. LUTEMI PER ATA QE JANE NE RRENOJA AKOMA. FALEMIMDERIT MOTRA E VLLEZER KOSOVAR QE NE DITET ME TE VESHTIRA NUK KA PASUR AS TRA, E AS KUFI MES NESH.

A POST SHARED BY XHENSILA MYRTEZAJ (@XHENSILAMYRTEZAJ) ON