Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja vendi i veçantë ku Kate Middelton do të çojë djalin e saj, George!

Ja vendi i veçantë ku Kate Middelton do të çojë
Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, është nëna e tre fëmijëve. Princ George, princeshë Charlotte dhe princ Louis, janë gjithmonë në pritje të angazhimeve mbretërore, për të marrë pjesë.

Të martën mbrëma, Kate ishte e emocionuar në mbrëmjen e Galerisë Kombëtare të Portreteve, pasi ajo konsideron faktin për ta marrë Georgen me vete, për të parë pikturat.

Kate ka qenë në patronazh të Galerisë Kombëtare të Portreteve që nga viti 2012, dhe gjithmonë ka qenë e pranishme në organizimet që janë bërë.

Kate gjithmonë ka pasur pasion për artin, madje nëse nuk e dini, ajo ka studiuar për Histori Arti në universitet.

Nuk është çudi që Kate dëshiron të marrë George me vete, për të parë disa vepra arti. Dukesha gjithmonë inkurajon fëmijët e saj të jenë kreativë me artet dhe zanatet e ndryshme./E.B-dritare.net