Ja vendi i duhur, ku mund të bësh intolerancën ushqimore!

Intoleranca ushqimore. Çfarë është dhe cilët janë testet më efikase? Para së gjithash është e nevojshme të kuptojmë se çfarë është intoleranca ushqimore dhe mos ta ngatërrojmë atë me alergjinë ushqimore. Në fakt, intoleranca dhe alergjitë nuk janë e njëjta gjë. Intoleranca ushqimore ose hipersensibiliteti ushqimor është një reaksion i dëmshëm ndaj një ushqimi ose shtojce ushqimore, që mund të shkaktohet nga defektet enzimatike (p.sh. intolerancë ndaj laktozës apo histaminës), elementet farmakologjikë të ushqimeve (glutamatet, sulfitet, aminat vazoaktive apo shtojca të tjera), toksinat (aflatoksina), etj.

Le të përpiqemi të kuptojmë më mirë diferencat midis alergjisë ushqimore dhe intolerancës ushqimore. Në alergjinë klasike reagimi ndaj alergenit është i menjëhershëm (çlirim i shpejtë i histaminës dhe simptoma të menjëhershme). Sistemi ynë imunitar reagon shumë shpejt, sapo marrim ushqimin ndaj të cilit jemi alergjik. Jemi në prani të një reaksioni alergjik kur sistemi ynë imunitar prodhon antikorpe kundër një substance të padëmshme, të pranishme në ushqim (ose në mjedis), sikur të ishte patogjene.

Ndryshe është rasti i intolerancës ushqimore. Një intolerancë ushqimore nuk sjell domosdoshmërish një reagim të menjëhershëm, si në rastin e alergjisë dhe shfaqja e simptomave varijon nga disa orë në disa ditë pas marrjes së ushqimit. Intoleranca ushqimore duket të jetë e lidhur me pamundësinë e trupit tonë për të tretur dhe asimiluar disa përbërës të ushqimit ose me disa inflamacione të trupit të shkaktuara nga ushqimi.

Shpesh herë intoleranca ushqimore mund të shkaktojë simptoma në nivel të stomakut ose zorrëve. Simptomat më të shpeshta janë: vështirësi në tretje, diarre, konstipacion, meteorizëm, nauzë, kolon i irrituar, astmë, migrenë, dermatit, dhimbje të artikulacioneve, mungesë përqendrimi dhe çrregullime të peshës (shtim ose humbje të saj).

LEXO DHE :  Ja pse duhet t’i hiqni këpucët sapo të arrini në shtëpi!

Komplekset imune antigen – antitrup që nuk arrijnë të eliminohen nga gjaku, depozitohen në inde, duke zhvilluar procese inflamatore. Pacientët me një sistem imun të dobësuar ose me rritje të përshkueshmërisë së zorrës (leaky gut syndrome), janë më të ndjeshëm ndaj këtyre proceseve inflamatore.

Sindroma e mësipërme, mund të shkaktohet nga dieta të lidhura me hiperaciditetin e florës intestinale, mjekime të ndryshme, infeksione, konservuesit e ushqimeve, alkooli, nikotina ose stresi. Komplekset imune depozitohen në mënyrë preferenciale në inde të dëmtuar për shkak të sëmundjeve, infeksioneve ose toksinave, duke sjellë një rritje të inflamacionit dhe simptomave kronike.

Cili është testimi për intolerancën ushqimore?

Intermedica ju mundëson kryerjen e testimit të intolerancës ushqimore me dy panele të ndryshme që përfshijnë testimin e 108 ose 216 ushqimeve ndaj të cilëve mund të shfaqni shqetësime.

Përcaktimi i intolerancës kundrejt këtyre ushqimeve dhe shtojcave ushqimore, mund të kryhet nëpërmjet një testi të vetëm me një marrje të thjeshtë gjaku. Ushqimet ndahen në kategori si drithëra që përmbajnë gluten, drithëra pa gluten dhe grupe ushqimesh si mish, qumësht dhe vezë, fruta, barëra dhe erëza, arra dhe farëra, perime, bishtajore, sallata, kërpudha, peshk dhe produkte deti dhe ushqime të tjera të tilla si maja, mjaltë, kafe dhe çaji i zi.

Metoda Semikuantitative e përdorur (EUROIMMUN – Euro Line Scan) për Testin e Intolerancës Ushqimore është një procedurë e besueshme, e standardizuar në të gjitha aspektet e saj dhe e njohur shkencërisht.

Testimi për intolerancën ndaj ushqimit është i dobishëm për të diagnostikuar reagimin jonormal që organizmi juaj manifeston ndaj disa ushqimeve të caktuara./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.