Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja si të gatuani spinaqin me vezë, këto ditë dimri!

Ja si të gatuani spinaqin me vezë, këto ditë dimri!

Spinaqi me vezë është një recetë që shumica e njerëzve e kanë në tavolinat e tyre. Qoftë për një vakt të shijshëm mëngjesi, qoftë si pjatë e lehtë për darkën.

Si fillim pastrojeni mirë spinaqin duke e ndarë nga rrënjët dhe lajeni me ujë të bollshëm.

Pastaj qepën e grirë nisim e skuqim në vaj derisa të marrë një ngjyrë të kuqe. Shtojini salcën e domates dhe pastaj spinaqin e grirë.

Më pas shtoni edhe erëzat dhe pak kopër. Kur të jetë zbutur mirë spinaqi i hidhni sipër edhe vezët në varësi të pjesëtarëve që jeni në shtëpi. Sipër mund t’i hidhni edhe piper të kuq, por jo shumë djegës. Futeni në furrë, dhe është gati për t’u nxjerrë nga aty kur e bardha e vezës të jetë pjekur. Më pas lëreni të ftohet për 10 minuta dhe është gati për ta ngrënë. Dritare.net ju sugjeron shumë ta gatuani sepse nga spinaqi do merrni shumë vlera ushqyese./E.B-dritare.net