Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja si të gatuani një supë të shijshme me thjerrëza të kuqe!

Ja si të gatuani një supë të shijshme me thjerrëza
Nuk dini se cfarë të gatuani për drekë? Dritare.net ju sugjeron që për këto ditë të ftohta janari të zgjidhni recetën më të shijshme që keni gatuar ndonjëherë. Ne ju sugjerojmë të gatuani një supë me thjerrëza të kuqe. Nuk është aspak e vështirë, lexoni recetën dhe mënyrën e përgatitjes më poshtë dhe nisni nga puna.

Përbërësit

1 gotë me  thjerrëza të kuqe

7 gota ujë

1 qepë e madhe, e grirë imët

1 karrotë e madhe, e grirë imët

4 thelbinj hudhër, grirë imët

2 lugë gjelle me salsë domatesh

1 lugë çaji me rigon

Pak piper të kuq

Kripë sipas dëshirës

Edhe përgatitja është  shumë e thjeshtë:

Në një tenxhere skuqni pwr pak minuta  thjerrëzat, qepën, karrotën, hudhrat, më  pas shtoni  salsën e domateve, dhe piperin e kuq dhe lëreni të ziejnë sëbashku pasi të keni shtuar edhe 7 gota me ujë. Pastaj uleni temperaturën që të ziejnë më ngadalë  derisa perimet të zbuten dhe thjerrëzat të zihen, për rreth 25 minuta.  Pasi ta hiqni tenxheren nga zjarri, thjerrëzat me perimet bluani  në mikser derisa të bëhen kremoze.

Shtoni  kripë dhe limon  sipas dëshirës, gjithashtu mund t’i shtoni edhe majdanoz ose mente. Kjo supë me thjerrëza ka për t’iu shijuar aq shumë në këtë drekë të ftohtë dimri, saqë nuk do ngopeni me një të vetme. Përgatite  edhe ti sepse nuk do zhgënjehesh./A.C/dritare.net