Ja si përgatitet glikoja e fikut të egër!

Glikoja e fikut të egër përgatitet në të gjithë zonën e Përmetit. Fiqtë e ëmbël dhe të egër rriten në mënyrë të pakultivuar në luginat e lumenjve dhe përrenjve malorë. Ata mblidhen gjatë periudhës prill-maj.

Pasi mblidhet, fiqve u pritet bishti dhe shpohen disa herë, në mënyrë që të bëhen të depërtueshëm. Më pas, frutat lahen dhe hidhen në ujë të valuar për rreth 7 minuta. Valimi ia heq hidhësirën. Pas valimit, frutat vendosen në ujë të ftohtë dhe më pas shtrydhen lehtësisht. Pasi shtrydhen, frutat peshohen dhe duke përdorur raportin 1 kg fruta me 1.4 kg sheqer, ato vendosen në një enë. Kjo enë lihet të vlojë deri sa të arrijë përqëndrimin 75%. Në fund shtohet limontoz dhe lëng trëndafili. Gikoja e përgaitur vendoset në enë të përshtatshme për t’u ruajtur.

Glikoja e fikut të egër është një ëmbëlsirë që shërbehet e vetme, shpesh gjatë festave familjare, si fejesa dhe dasma, për t’u uruar mirëseardhjen miqve. Kjo gliko prodhohet në Përmet që prej shumë kohësh. Sasia e prodhimit është e kufizuar pasi fiqtë e egër nuk kultivohen dhe është e vështirë t’i gjesh në sasi të mëdha. Sasia mesatare e prodhuar në një vit është rreth 500 kg. Glikoja e fikut të egër gjendet edhe në krahinat përreth Përmetit, si edhe në kuzhinën çame. Pas krijimit të Presidiumit të Glikosë, glikoja e fikut të egër ka filluar të shfaqet përsëri në tregun shqiptar./shije.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.