Ja si e zbulova plazhin sekret të Dhërmiut!

Nga Ani Jaupaj

Në fund të shëtitores se re të Dhërmiut, aty ku parkojnë vetëm camperat dhe vendosen ca çadra të cilat jo gjithmonë i zënë të zotët me gjithë këmbe, sheh të shpërndare nëpër gurë edhe termose, gazore, enë të sajuara kuzhine. Ndihet kryesisht aromë vezë e skuqur. Në këto kushte ajo është më e thjeshtë për t’u bere. Kjo është pamja e orës 8 të mëngjesit. ‘Banorët’ e cepit të heshtur as nuk komunikojnë me njeri-tjetrin. Një grua me lëkure çokollate më tha se kishin ardhur aty në datën 3 gusht, do qëndronin vetëm 2 ditë, por kanë kaluar edhe 20 te tjera dhe janë ende këtu. E dinë edhe kur kërcen peshku ton afër bregut dhe presin për ta pare. E dine ngaqë përpara tyre kërcejnë larvat e argjendta. Pastaj, në kohe të ndryshme, shkojnë të gjithë nga i njëjti drejtim. Humbasin pas shkëmbit të fundit të bregut. U shkova pas dy djemve të vegjël për të parë ç’i përpinte.

LEXO DHE :  Hapet debati i madh/ Nutella prodhohet nga shfrytëzimi i fëmijëve

Ishte një hapësire mes shkëmbinjve që të nxirrte në një gji të mrekullueshëm, nëse nuk te kap paniku nga gaforret apo të panjohurat e tjera. Vetëm 25 sekonda në ujin që   arrinte lartësinë e mesit, përkulur, dhe shfaqej drita e gjelbër që pastaj plotësohej edhe me ngjyrat e tjera të diellit e detit. Nuk e di si quhet, as ata që shkonin prej ditësh nuk e dinin. As nuk donin ta dinin. Fëmijët që ndoqa pas do takoheshin me te ëmën që po vinte nga deti me dyshek uji mbi të cilin kishte siguruar edhe ca bukë të skuqur me vezë. Prej disa ditësh, marr edhe unë kuleç me djathë për t’i ngrëne me banorët e gjirit të heshtur./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.