
Ja shteti ku të 'zhveshin' rrobat firmato, nëse nuk i justifikon ato!
Dritare.net

”Nëse ju nuk jeni në gjendje të provoni se veshjet tuaja të shkëlqyera ‘’Gucci’’ janë blerë me para të bëra në një mënyrë të ndershme, ato mund të konfiskohen. Para se të fillohet masa e re, oficerët e policisë në qytet do të marrin trajnime speciale për të dalluar ndryshimin mes një ‘Giorgio Armani’ dhe, të themi, ‘Georgio Peviani”, thekson ai.
”Autoritetet shpresojnë se kjo do të funksionojë si një pengesë për kriminelët në moshë të re, por vendasit mendojnë se masat mund të jenë të paligjshme dhe në mënyrë të pashmangshme do të çojnë në profilizimin racor – edhe pse një shef policie, Frank Paauw u kundërpërgjigj duke këmbëngulur se oficerët e policisë do të ndalojnë dhe do të marrin në pyetje vetëm njerëzit që janë tashmë në sistemin e tyre”, shton Victor van Drielen për faqen e njohur Vice Media Group./Atsh

















