Ja sa vlejnë Kombëtarët! Gjermani 580 milionë euro, Shqipëria…

Gjermania është skuadra më e shtrenjtë mes 24 kombëtareve që marrin pjesë në Euro 2016, ndërkohë që në këtë listë Shqipëria renditet e 22-ta.

Sipas portalit Transfermarkt, i cili publikon vlerën e kartonit të futbollistëve, kampionët e botës mbajnë vendin e parë me 580 mln euro.

Vlera e futbollistëve gjerman shkon deri në 75 mln euro, ndërsa ai që kushton më pak është Podolski me vetëm 8 mln euro.

LEXO DHE :  Ac Milan po e blen njeriu i dytë më i pasur në botë!

Në vend të dytë është Spanja, e ndjekur nga Belgjika, Anglia dhe Franca. Italia është e fundit e kombëtareve të mëdha me vlerën 272 mln euro, 308 mln më pak se Gjermania.

Ndërkohë vlera e 23 lojtarëve të De Biasit kap shifrën e 46 mln eurove, ku lojtari më i shtrenjtë është mbrojtësi i Napolit Elseid Hysaj, vlera e të cilit shkon deri në 12 mln euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.