
Ja pas sa ditësh shfaqen simptomat e koronavirus!
E Martë 10 Mars 2020, 10:10
Dritare.net
Koronavirus, ka prekur më shumë se 114 mijë njerëz në mbarë botën. Simptomat e këtij virusi janë ethe, kollë e thatë dhe probleme me frymëmarrjen. Një ekip amerikan, mori në studim një sërë rastesh në Kinë, për të mësuar më shumë se Covid-19. Shumica e të infektuarve, simptomat e para, i shfaqnin në ditën e pestë.
Megjithatë në shumë raste, të infektuarit nuk shfaqin asnjë simptomë. Ka ende shumë pak informacione në lidhje me Covid-19, pasi për shkencëtarët është një punë kolosale, të mësojnë qoftë edhe informacionin më të vogël rreth këtij virusi./L.F-dritare.net

















