Na ndiqni edhe në

Arkiv

Ja mënyra korrekte si t'i shkruani emrat e huaj, në shqip!

Ja mënyra korrekte si t'i shkruani emrat e huaj, në shqip!
Sot u nda nga jeta ish-presidenti i Francës, Zhak Shirak (Jeacque Chirac). Teksa jepnin lajmin e ndarjes nga jeta të Shirak, shumë medie kishin problem me shkrimin e emrit të ish-presidentit.

Disa e shkruan siç vjen nga frëngjishtja (Jeacque Chirac), e të tjera siç shqiptohet.

Por si të bëni në këto raste kur para ju dalin emra të huaj, si: Jeacque Chirac, Donald Trump, Emmanuel Macron, Boris Johnson, Bernd Borchard?

Sipas parimit fonetik të shqipes, të gjitha emrat e përveçëm që vijnë në shqip, duhet të shkruhen ashtu siç shqiptohen në gjuhën nga ata vijnë, pra: Zhak Shirak, Donald Tramp, Emanuel Makron, Boris Xhonson, Bern Boçard etj.

"Shkrimi i emrave të përveçëm të huaj mbështetet përgjithësisht në shqiptimin e tyre në gjuhën përkatëse, duke iu përshtatur sistemit grafik të shqipes.",- thuhet në drejtshkrim./K.C/dritare.net