Ja gjendja e të plagosurve, nga shpërthimi në ish-Bllok!
E Hënë 15 Korrik 2019, 16:04
Dritare.net
Njofton se, pacientët i janë nënshtruar ekzaminimeve e trajtimit përkatës dhe janë në gjendje shëndetësore të mirë
“Drejtoria e Spitalit Universitar te Traumës bën të ditur se sot në datën 15.07.2019 si pasojë e ngjarjes zonën e ish-Bllokut, janë paraqitur në urgjencë pacientët A.S 23 vjec, E.N 18 vjeç dhe A.R 24 vjeç.
Pacientët i janë nënshtruar ekzaminimeve dhe trajtimit përkatës dhe janë në gjendje shëndetësore të kënaqshme
Pas ndihmës shëndetësore të dhënë pacientët A.S dhe A.R do të largohen nga spitali, ndërsa pacientja E.N do të jetë nën trajtim dhe mbikqyrje mjekësore në spital.”, njofton Drejtoria e Spitalit Universitar te Traumës./E.B-dritare.net