Ja cili është shteti më i shtrenjtë në Europë!
Dritare.net
Në ishullin në jug të Arktikut, çmimet e konsumit janë mesatarisht 56% më të larta se pjesa tjetër e Europës në 2018, duke e renditur Islandën shtetin më të shtrenjtë përpara Zvicrës (52%), Norvegjisë (48%) dhe Danimarkës (38%), sipas të dhënave të Eurostat të përditësuara në fund të qershorit.
Përpara nisjes së tij për në Islandë, Quint Johnson i ardhur nga SHBA-ja me familjen e tij për një javë pushime, kishte bërë disa kërkime për të shmangur surprizat e pakëndshme.
Por ishte diçka që nuk e priste në momentin e mbërritjes për këtë student 22 vjeçar, i cili zbuloi çmime pikante.
‘’Pizza Margerita e afishuar me çmimin e 2.400 koronave, ose afërsisht 17 euro gota e verës, një gotë birrë standarde rreth 7 euro…Kjo është një diferencë e madhe në çmim krahasuar me atë që jam mësuar më parë’’, shprehet Quint./ATA