Ja cilat janë sëmundjet që i përkeqëson dielli!

Sëmundjet që përkeqësohen më së shumti nga ekspozimi në diell janë ato të cilat lidhen me lëkurën.

Megjithatë, ato nuk janë të vetmet që ndikohen negativisht nga rrezet ultravioletë. Më poshtë do të njiheni me një listë të plotë të tyre në mënyrë që të tregoni më shumë kujdes për shëndetin tuaj në këtë drejtim.

Dermatiti, i karakterizuar nga lëkura e thatë, dermatiti ose ndryshe pezmatimi i lëkurës, përkeqësohet shumë nga dielli, informon dritare.net

Melsama ka të bëjë me disa njolla antiestetike (të shpifura) të cilat mund të shfaqen në zonat më delikate si në gjoks dhe në fytyrë.

Po ashtu, pikat në lëkurë, të cilat varen thjesht nga një përqendrim më i madh lokal i melanocites, bëhen edhe më të dukshme gjatë daljes në diell. Është e nevojshme të bëni shumë kujdes si kur e keni lëkurën të bardhë ashtu edhe të zezë.

LEXO DHE :  Ministrja Manastirliu i përgjigjet çiftit 75-vjeçar, që i shkroi në Instagram!

Herpesi i buzëve është një tjetër problematikë. Ekspozimi në diell përkeqëson infeksionin e shkaktuar nga herpesi simpleks, i cili shfaqet me flluska të bezdisshme dhe të shëmtuara në buzë.

Aknet, puçrrat në fytyrë janë një tjetër formë e rrezikshme e rrezeve te diellit. Skuqja e zonave të caktuara të fytyrës nga dielli, si ajo rreth syve, mjekrës dhe ballit manifestohet me puçrra që zakonisht çojnë në kruajtje dhe flluska të vogla./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.