Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Ja çfarë ushqimi jeni sipas shenjës tuaj të horoskopit

Ja çfarë ushqimi jeni sipas shenjës tuaj të horoskopit

Ne të dritare.net nuk sjellim vetëm se, çfarë ushqime të shëndetshme duhet të konsumojmë apo kush na bën mirë apo jo, por në e duam ushqimin, e adhurojmë. Përderisa duam ushqimin, modën, bukurinë duam edhe astrologjinë. Dritare.net vendosi të sjellë për ju një pasqyrë më të thellë përsa i përket personalitetit tuaj, preferencave tuaja ushqimore vetëm dukë u bazuar te shenja juaj e horoskopit dhe zbuluam se çfarë lloj ushqimi mëngjesi i përkisni sipas shenjës tuaj.

1. Dashi

Fruta të freskëta

Frutat janë kampioni i ushqimeve të mëngjesit. Vërtet kush nuk i pëlqen frutat? Të gjithë ne i dashurojmë ato. Ju të dashit jeni fishekzjarrë dhe të gjithë e dinë se çfarë përfaqësoni. Ju jeni adhurues të frutave.

2. Demi

Sanduiç dhe kroasant

Ju të shenjës së Demit jeni adhurues jo vetëm të sanduiçit por edhe të kroasanit. Nëse keni këto dy produkte për mëngjes ju ndiheni të kompletuar dhe të lumtur me veten.

3. Binjakët

Djathë dhe petulla me fruta

Ju binjakët jeni dashurues të dy shijeve kryesore të ushqimit. Preferoni t'i ndërthurni të dyja, të kripurën dhe të ëmblën dhe me këtë kombinim ndjeheni shumë mirë.

Nëse preferoni shumë të hani petulla dhe djathë në mëngjes, ne ju sugjerojmë që të merrni dhe disa manaferra dhe do shijoni një mrekulli.

4. Gaforrja

Gjevrekë dhe krem djathi

Gjevreku dhe kremi i djathit nuk janë vetëm ushqime për mëngjes, por janë një mrekulli. Pra gaforre vetëm ti mund ta kesh këtë privilegj të të ngrënit dhe të të shijuarit.

5. Luani

Omleta

Të gjithë e dimë që ju, Luanëve ju pëlqejnë shumë dramat dhe të jeni gjithmonë ylli i çdo shfaqjeje. E di kush është i njëjtë me ju, Luanë? Veza! Prandaj ajo po thërret emrin tënd, përgjigju pra!

6. Virgjëresha

Fruta dhe parfe

Ju Virgjëresha pëlqeni specialen dhe të pazakontën, veçanërisht kur vjen fjala tek ushqimi. Plus që ju pëlqeni të mirën e të mirave dhe kjo ju bën ju dhe parfenë tuaj shpirtra binjakë.

7. Peshorja

Pite belge

Ju Peshore jeni të rrethuar nga Venusi, që do të thotë që pëlqeni të gjitha gjërat fizike. Ju pëlqeni gjithashtu edhe pitet belge, kur e shoqëroni me pak fruta dhe shurup panje , atëherë gjithçka është shumë e shijshme.

8. Akrepi

Tako me erëza

Ju jeni njerëz të fortë në karakter, prandaj ju duhet edhe një ushqim i fortë dhe pak pikant. Shtoni pak salce pikante edhe do të keni një ushqim po aq intrigues sa ju.

9. Shigjetari

Drithëra

Image result for drith

Ju mund të jeni një shenjë e zjarrit, Shigjetarë, ju përsëri keni preferenca ndaj klasikes. Drithërat dhe ju jeni çifti perfekt. Jo vetëm që ka lloje të ndryshme drithi, por edhe lloje të ndryshme për t'i ngrënë.

10. Bricjapi

Petulla ose puncakes

Bricjapët janë klasikë, por jo aq sa petullat. Nëse ju preferoni t'i shoqëroni me fruta, krem ose shurup, kjo do ishte zgjedhja e duhur për ju. Gjithashtu dritare.net ju sugjeron t'i shoqëroni më një gotë lëng portokalli ose një kafe për një shije super të mirë.

11.Ujori

Krepa

Ju nuk bëni asgjë siç duhet, kështu që edhe në zgjedhjen e ushqimit jeni në të njëjtin nivel. Nëse jeni për petullat e holla dhe të ëmbla me fruta, atëherë keni bërë zgjedhjen perfekte.

12. Peshqit

Petulla të ëmbla në formë gjevreku

Ju jeni të shquar për ëmbëlsi dhe ngrohtësi, prandaj edhe petullat e ëmbla ju shkojnë shumë për shtat. Pa marrë parasysh zgjedhjen tuaj, ju petullat i konsideroni si ushqimin tuaj shpirtëror, të cilat i shoqëroni me një gotë lëng portokalli ose një kafe të ngrohtë.

Ju bëftë mirë!

Përshtati: Kadrije Çako