Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë ndodh nëse konsumoni hudhër me mjaltë për 7 ditë!

Çfarë ndodh nëse konsumoni hudhër me mjaltë për

Hudhra është një nga ushqimet më të njohura natyrale në ditët e sotme dhe pjesë thelbësore në shumicën e kuzhinave në botë. Pavarësisht aromës së saj unike, hudhra është tepër efektive në trajtimin e gjendjeve të ndryshme shëndetësore, veçanërisht kur konsumohet e pagatuar. Sipas studimeve hudhra është në gjendje të parandalojë dhe trajtojë pothuajse të gjitha sëmundjet. Në fakt parandalon infarktin, sëmundjen koronare të zemrës, dhe ul nivelet e kolesterolit dhe presionin në gjak.

Ajo gjithashtu shëron dëmtimet e vogla si pickimin e insekteve, të ftohurën, gripin, alergjitë, infeksionet nga myku, dhe diarrenë. Hudhra në mënyrë efikase kontrollon simptomat e diabetit, prostatës etj. Për më tepër, aftësia e saj për të eliminuar toksinat dhe për të forcuar imunitetin, janë një nga vetitë më të dobishme dhe rëndësishme të hudhrës.

Nëse kombinohet me xhenxhefil dhe qepë, hudhra detoksifikon trupin pas kimioterapive. Për rezultate më të mira, përdoreni hudhrën të pagatuar, pasi ngrohja decentralizon allcinën, përbërësin e saj aktiv. Duhet thjesht ta shtypni dhe prisni në copëza të vogla, ta lini për 15 minuta dhe pastaj ta konsumoni në ushqimet tuaja.

Por nëse e keni stomakun plot, atëherë përbërësit e saj ushqyes nuk do të përthithen dot nga organizmi. Kështu që më e mira është të konsumohen me stomakun bosh, përpara se të keni ngrënë apo pirë diçka. Për të forcuar imunitetin tuaj dhe për të rritur nivelin e shëndetit tuaj, duhet të konsumoni rregullisht përzierjen e mjaltit me hudhër.

Kjo është mënyra si ta përgatisni: Mjaltë dhe hudhër të pagatuar Merrni 2-3 thelpinj hudhre, pritini imët dhe shtoni një lugë gjelle mjaltë. Konsumoheni këtë përgatitje çdo ditë dhe do të ndjeni një rritje të energjisë suaj! Për më tepër, përgatitja e mëposhtme rrit imunitetin tuaj, parandalon dhe zbut djegien e fytit, trajton simptomat e të ftohurës. Pra, është një ilaç natyral shumë i fuqishëm. Kjo është mënyra e përgatitjes:

Përbërësit:

5 thelpinj hudhre, të copëtuara vrazhdë 1 lugë gjelle xhenxhefil, të copëtuar Uthull molle të filtruar, sa më natyrale Lëngu i 1 limoni 2 speca të kuq djegës të copëtuara vrazhdë, 1 qepë.

Udhëzimet:

Nëse keni lëkurë të ndjeshme, përdorni doreza për përgatitjen e kësaj recete. Më pas, merrni një kavanoz bosh 350-500ml, dhe aty shtroni një shtresë qepët e copëtuara, pastaj hudhrën e copëtuar në një shtresë tjetër, më pas specin djegës me fara.

Në fund vendosni shtresën e xhenxhefilit. Hidhni sipër lëngun e limonit dhe uthull organike të mollës për në fund. Mbylleni fort dhe mirë kavanozin, por kujdes, duhet të lini 1cm hapësirë boshe brenda. Ruajeni kavanozin në një vend të freskët. Konsumojeni rregullisht për të shëruar dëmtimet e vogla në trup.

/K.C/dritare.net