Na ndiqni edhe në

Moti

Si do të jetë moti sot!

Si do të jetë moti sot!

Sot, moti parashikohet të jetë kryesisht i qëndrueshëm dhe me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit. Dita do të karakterizohet nga temperatura të buta pranverore, ku vlerat minimale pritet të zbresin rreth 7°C në zonat më të freskëta, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 23-24°C në ultësirën perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, pa shkaktuar probleme, ndërsa reshjet nuk priten. Në përgjithësi, kjo e diel sjell kushte të favorshme atmosferike dhe një ditë të ngrohtë pranverore në të gjithë vendin./K.C/dritare.net