
Ja çfarë i tha e dashura Ermal Metës, pas fitores!
Dritare.net

Prej disa kohësh është përfolur lidhja e tij e dashurisë me spikeren italiane të lajmeve Silvia Notargiacomo. Dhe sipas mediave të huaja, është pikërisht kjo vajza që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit të njohur, e ndërsa bashkërisht ata kanë ndarë gëzimin e post fitores së festivalit të muzikës Sanremo.
Në një intervistë për revistën italiane “Chi”, Meta tha se ndihet më i dashuruar se kurrë, në një lidhje prej 7 vitesh.
“Dashuria në jetën time ka një rol kryesor. Është pak si dielli, kur nuk është aty nuk do të thotë që nuk ekziston, vetëm nuk ndodhet për momentin. Ja kështu! Doni të dini si është zemra ime? Është e ushqyer mirë”,- shtoi këngëtari.
Edhe Silvia bëri një dedikim për të dashurin e saj, menjëherë pas fitores së tij në Sanremo.
“Ja lumturia: janë gjithë ato gjërat e vogla që ke mbledhur, dashur, për të ardhur deri këtu. Dhe unë jam e lumtur me ty,”-shkroi spikerja./a.f/Dritare.net

















