Sipas studimit të Shoqatës Amerikane të Grave Universitare, gratë që punojnë me kohë të plotë një vit pas diplomimit fitojnë më pak se kolegët e tyre meshkuj, edhe kur ata kanë të njëjtën punë, në të njëjtën fushë.
Më poshtë, gjeni disa këshilla, si të jeni të barabarta me meshkujt në punë.
1. Zgjidhni sintaksën e duhur, me mençuri
“Studimi jonë tregon se kur negocioni për pagën, duhet të përdorni fjalën “jap” dhe jo, “marr”. Në këtë mënyrë ju i tregoni palës tjetër çfarë përfitojnë ata, më shumë se çfarë përfitoni ju,” thotë Roman Trötschel, një studiues dhe profesor në departamentin e psikologjisë sociale dhe organizative në Universitetin Lüneburg.
Së pari, vlerësoni interesat themelore të palës tjetër: Çfarë dhe pse, kërkon shefi juaj. “Shumica e punonjësve flasim vetëm për para, pa theksuar atë që ata janë të gatshëm të japin dhe kjo gjë çon në një çekuilibër pushtetesh,” thotë ai. Është e rëndësishme që të pajiseni me një grumbull provash, dokumente apo projekte, për të justifikuar kërkesën për më shumë para. Disa nga frazat e rëndësishme për shefin tuaj janë:
Përmes punës sime, kompania ka fituar x, y, dhe z vitet e fundit.
Nëse jeni dakord, të dy mund të fitojmë...
Jam i gatshëm të marr përsipër detyrat e mësipërme në të ardhmen...
Dhe duhet të jeni bindës. Një studim i kohëve të fundit të Trötschel publikuar në Gazetën e Psikologjisë Sociale dhe Personalitetit, ka treguar se të thuash në mënyrë deklarative “Unë kërkoj 50$ në orë për shërbimin tim” ka më shumë efekt sesa të thuash, “A do të pranoni për 50$ në orë?”
2. Paraqitni pushtet
Sigurisht, është e lehtë të dërgosh një e-mail kur diskutohen tema të ndjeshme si paratë, por planifikoni një takim me shefin tuaj dhe do të korrni shpërblime të mëdha financiare. Kjo gjë, jo vetëm tregon se jeni serioz në kërkesën tuaj, por edhe do t'ju japë mundësinë për të paraqitur pushtet.
3. Perfeksiononi zërin tuaj
Gjithçka qëndron tek mënyra sesi e përcillni mesazhin. Mos devijoni në mënyrë radikale nga intonacioni juaj natyror, pasi kjo mund t’ju bëjë të dukeni i pasinqertë, por në qoftë se jeni emotive dhe ju dridhet zëri, është koha për të perfeksionuar zërin tuaj dhe ta mbani atë nën kontroll.
4. Vishuni me kujdes
Përpara takimit me shefin tuaj, mendoni me kujdes çfarë do të përcillni me pamjen tuaj. Sigurisht, nuk duhet të dukeni krejtësisht ndryshe nga ç’jeni, por kujdesuni të keni të hekurosur çdo rrudhë në bluzën tuaj.
E rëndësishme është të ndjeni rehat me atë që keni veshur.
5. Projekto suksesin
Në momente stresi, truri ka tendencë të fiket, e cila pengon përcjelljen e aftësive tuaja negociuese. Në vend që ta lini trurin të udhëtojë në skutat e errëta të dështimit, projektojeni atë në anën e kundërt, duke e parë këtë si një pengesë që do e fitoni. Në këtë mënyrë, truri juaj mësohet me ndjenjën e suksesit, që do t’ju bëjë të jeni më të sigurt në të ardhmen.
6. Qëndroji besnike anës suaj femërore
Femrat shpesh janë të ndjeshme dhe tolerante, por këto tipare shpesh nuk përshtaten në skemën tradicionale të “pushtetit”. Megjithatë ka një rrugë të mesme. “Një gjë që duhet të përdorni në negociata është aftësia juaj për të lexuar mendjen e tjetrit,” thotë studiuesi Wood. “Kjo ju shërben për të kuptuar nëse duhet të insistoni apo të tërhiqeni kur kërkoni rritje page. Shiheni ketë si një pikë të fortë.”/dritare.net/