
Ja 8 mënyra për të kuruar dhimbjen e dhëmbit në shtëpi!
Dritare.net

Dritare.net sjell për ju disa mënyra që ju lehtësojnë dhimbjen e dhëmbit kur jeni në shtëpi, para se të shkoni te dentisti.
- Përdorni vajin e tërfilit
Vaji i tërfilit ka një shumëllojshmëri përfitimesh për shëndetin, megjithatë, ai është më i famshëm për reduktimin e dhembjes së dhëmbit. Klinikat kineze e përdorin atë si ilaç për të mpirë nervin, te dhëmbët tuaj.
Ja si ta përdorni!
Shtoni dy pika lëng tërfili në një pambuk dhe vendoseni në zonën që ju dhemb. Do të shikoni që dhimbja do të reduktohet menjëherë, informon dritare.net
- Përdorni kripë
Kripa e detit është e njohur për të ofruar përfitime të shumta shëndetësore, të tilla si rritja e imunitetit, rregullimi i rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut dhe lehtësimin e dhimbjes së dhëmbëve. Kripa e detit, përmban vetitë antibakteriale natyrore, që do të lehtësojnë simptomat e një dhimbje dhëmbi.
Si ta përdorim atë:
Merrni një lugë kripë, përziejeni në një gotë me ujë të ngrohtë. Bëni gargare dhe e derdhni.
- Çaj piperi
Çajin e piperit mund ta përdorni, si një zgjidhje të përkohshme për dhimbjen e dhëmbit, duke i mpirë nervat dhe qetësuar mishrat e buta.
Si ta përdorim atë:
Merrni një qeskë çaj piperi, e zini me ujë, e lini të ftohet për 30 minuta, pastaj futeni në gojë, në zonën ku keni dhimbje, informon dritare.net
- Përdorni qepë
Qepët kanë shumë veti antimikrobike dhe antiinflamaore, që vrasin mikrobet në zonën e gojës.
Qepën mund ta përdorni edhe për të qetësuar dhimbjen e dhëmbit.
Si ta përdorim atë:
Kur keni dhimbje dhëmbi, merrni një copë qepë dhe e futni në gojë. Përtypeni atë për disa minuta edhe nxirreni jashtë. Pak kohë më vonë, dhimbja juaj do të qetësohet, informon dritare.net
- Kompresa të ftohta
I ftohti e ndihmon shumë dhimbjen e dhëmbit. Merrni një kompresë të ftohtë, mund ta fusni në frigorifer. Ose lageni me ujë të ftohtë frigoriferi. Mbajeni jashtë gojës, në zonën që keni dhimbje dhëmbi.
- Përdorni bimën e grurit të njomë
Gruri i njomë është i njohur për vlerat e shumta ushqyese. Është e mbushur me vitamina dhe minerale, gjithashtu ka veti antibakteriale, antiinflamatore dhe antioksiduese.
Merrni grurin e njomë, e grini dhe shtrydhni dhe lëngun e tij, e fusni në gojë për të qetësuar, informon dritare.net
- Përdorni trumzë
Trumza është një barishte e mbushur me veti antimikrobike dhe antibakteriale. Ajo mund të përdoret edhe një dezinfektues. Gjithashtu mund të vrasin mikrobet dhe të përdoren si lehtësues dhimbjesh.
Shtoni 4 pika lëng trumze mbi jastëkun tuaj, hidhni dhe pak ujë dhe vendosni kokën. Pas pak kohe, dhimbja juaj do të qetësohet.
- Përdorni hudhër
Siç e dimë, hudhra ka veti antiinflamatore dhe lufton sëmundje të ndryshme. Dhimbja e dhëmbit mund të kurohet shumë lehtë edhe hudhrën.
Dritare.net ju sugjeron të merrni një thelbi hudhër, dhe e përtypni në anën e gojës, që ju dhemb dhembi. Dhimbja juaj do të qetësohet./përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

















