
Ivanka Trump shkëlqen me fustanet me lule, në Holandë!
E Premte 7 Qershor 2019, 14:02
Dritare.net

Kur ajo mbërriti në aeroport, kishte veshur një fustan të bardhë, me lule të kuqe. Pamjen e saj mahnitëse, e kompletoi modeli i flokëve të mbledhur dhe takat e bardha, të larta.
Disa orë më vonë, ajo ndryshoi veshjen e saj në sesionin e Global Enterpreneurship Sammit 2019.
Ivanka kishte veshur një fustan sërish të bardhë me mëngë të gjata dhe me printe lulesh. Fustanin e kishte kombinuar me këpucë blu të theksuar, ndërsa flokët e kishte të lëshuara.
Pra, të thuash se Ivanka shkëlqeu është pak, ajo dukej e mrekullueshme./E.B-dritare.net

















