Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ish-roja nazist në “Kampet e përqëndrimit” thotë se e përndjekin ende pamjet e horrorit dhe mjerimit

Ish-roja nazist në “Kampet e përqëndrimit” thotë
Një ish-roje nazist në kampet e përqëndrimit ka pohuar se "imazhet e mjerimit dhe tmerrit" në “Kampin e përqendrimit”, Stutthof e kanë ndjekur atë gjatë gjithë jetës.

Bruno Dey, sot 93 vjeç, përballet me 5,230 akuza për pjesëmarrje në vrasje  gjatë kohës kur ishte roje në kampin nazist në lindje të Danzig, sot Gdansk në Poloni, nga gushti i vitit 1944 deri në prill 1945, informon dritare.net.

Në komentet e tij të para në gjyqin ndaj tij, ai u kërkoi falje viktimave të kampit, duke thënë se ai ishte dërguar atje pa dëshirën e tij pasi u vlerësua si i papërshtatshëm për të luftuar për shkak të një sëmundjeje të zemrës.

Megjithëse nuk ka asnjë provë që Dey  të jetë  përfshirë në një vrasje specifike në kamp, prokurorët argumentojnë se ai ndihmoi kampin të funksiononte me rolin e tij si roje.

Ai ka pranuar se ka dëgjuar britma nga dhomat e gazit të kampit dhe ka parë sesi kufomat janë çuar në krematorium për t'u djegur.

Pavarësisht moshës së tij të vjetër, Bruno Dey po gjykohet në gjykatën e të miturve, sepse ai ishte 17 vjeç kur filloi të shërbente në Stutthof, informon dritare. net

93 vjeçari i tha gjykatës se kur mori vesh që ishte caktuar në Stutthof, ai u përpoq të emërohej për të punuar në një kuzhinën ushtarake ose furrë, pasi kishte eksperiencë si furrxhi.

Si roje në kamp, ai tha se ishte caktuar shpesh që të vëzhgonte ekuipazhet e punës së të burgosurve që punonin jashtë kampit, informon dritare.net.

Por, ai tha se kurrë nuk kishte qëlluar me armë dhe i kishte lejuar dikur një grupi që të kontrabandonte mishin e kali të ngordhur që kishin gjetur brenda në kamp.

Gjyqi i tij është planifikuar të vazhdojë të premten.J.H/ dritare.net.