Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ish-diplomatja e BE: Si u arrit Asociacioni mes Thaçit e Daçiç, pse u mbajt fotoja e tyre sekret!

Ish-diplomatja e BE: Si u arrit Asociacioni mes Thaçit e
Ish-kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Baronesha Catherine Ashton ka dhënë hollësi për bisedimet Kosovë –Serbi gjatë vitit 2013 kur dy palët ishin marrë vesh për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe heqjen e strukturave paralele në Veri.

Ashton, ka thënë për BBC, se Thaçi dhe Daçiç, kishin arritur marrëveshjen dhe kishin bërë një foto, por ajo u mbajt sekret për rreth 24 orë, pasi asnjëri nga ta nuk ishte i gatshëm të publikohej.

“Ditën tjetër mora vesh se dy palët janë të gatshme që fotografia të lëshohet. Ende e ruaj secilën fotografi nga ajo kohë” ka shpejguar ish –përfaqësuesja e lartë e BE’së.

Sipas saj roli i bashkësisë ndërkombëtare është vendimtar për përmirësimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, thotë ish-shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

Ajo shton se shpreson së shpejti të arrihet një marrëveshje midis dy palëve.

“Mbështetja ndërkombëtare, veçanërisht nga Evropa, është e rëndësishme në mënyrë që të dyja palët të fitojnë besimin dhe të lëvizin përpara. Arritja e marrëveshjes është vetëm fillimi. Zbatimi dhe ekzekutimi i vendimeve kërkojnë burime, dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të ndihmojë”, ka thënë Ashton në një intervistë për BBC në gjuhën serbe.

“Shpresoj se së shpejti do ta shohim. Mendoj se (në foto) do të jenë udhëheqësit e të dy vendeve me komunitetin ndërkombëtar, udhëhequr nga Bashkimi Evropian,  e cila do të japë mbështetjen e saj për çdo gjë që është arritur”, ka thënë Ashton.

Catherine Ashton, të cilën shumë e konsiderojnë meritore për nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, dhe ka folur për mënyrën se sa e vështirë ishin negociatat në atë kohë.

“Gjëja më e vështirë ishte kur besoni se keni arritur deri te marrëveshja, por kur kjo ka nevojë të nënshkruhet, në mënyrë që formalisht të dakordoheni dhe t’i njoftoni të gjithë për atë që keni bërë. Në këtë pikë, është e lehtë për të gjetur një arsye për të heqë dorë ose për të humbur nervat,” tha Ashton./ I.M-Dritare.net