Isa Mustafa: Osmani është ende kandidate për kryeministre!

Kreu i LDK-së në Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur në një prononcim për mediet se Vjosa Osmani është ende kandidate për kryeministre, derisa të përfundojë i gjithë procesi dhe të shpallen rezultatet.

Zonja Osmani për neve është kandidate për kryeministre. Sepse përderisa nuk përfundon i gjithë procesi, përderisa nuk shpallen të gjitha rezultatet, të mos certifikohen. Do të thotë se zonja Osmani mbetet kandidate për kryeministre dhe ne nuk diskutojmë për asnjë pozitë tjetër përderisa kjo të mos përfundojë. Ndërsa sa i përket ministrisë së Jashtme, do të thotë ne nuk kemi ndarë ministri. Nuk mund ta caktojë apriori zonjën Osmani si ministre të punëve të Jashtme, përderisa LDK-ja nuk e ka marrë ministrinë e Jashtme. A do ta marrim, a s’do ta marrim prapë mbetet çështje që ne do ta vlerësojmë brenda LDK-së dhe partnerin tjetër”, tha Mustafa./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Tani cilësia blihet më thjeshtë. Gjiganti i automjeteve Volvo nga Mektrin Motors bashkëpunon me Credins Bank

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

1 Koment

  1. Edhe kinezet po te kishin votuar per partite tuaja idiote ;perfundimi duhet te ishte kryer. Jam kurioz per me dite se ça po gatuani ju keqberesit kosovar??!! Ndyresira.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.