Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Intervistë me këngëtaren dhe gazetaren Era Cela

Intervistë me këngëtaren dhe gazetaren Era Cela
Nga Daniel Muçaku

Era Cela  është artistja dhe këngëtarja e muzikës popullore, e cila me talentin e saj e ka bërë për vete publikun, duke kultivuar këngën e mirëfilltë shqipe popullore. Ajo tashmë renditet ndër zërat më të bukur dhe është njëra nga figurat e ndritura të skenës sonë, e cila pranoi me dashuri t'i shpalosë kujtimet , veçantitë e saj dhe më të rejat që priten nga ajo, në këtë intervistë që ju ftojmë ta shijoni.

Era dhe faleminderit që pranuat ftesën time për të biseduar në këtë intervistë, për portalin Dritare.net

Era: Përshëndetje është kënaqësi për mua  qe te jap këtë interviste për Dritare.net  faleminderit ju për ftesën.

Dritare.net: Çdo të thotë për ju muzikë popullore, dhe kur e kuptuat, që i përkisni tërësisht asaj?

Era: Për mua muzika popullore është ajo muzike qe me qetëson  shpirtërisht ne çdo moment qe unë jam e mërzitur .Ne fakt muzikën e kam pasur pasion qe e vogël por qe u lidha shume me te shpirtërisht ka 4vite kuptova që unë nuk mund te bej me pa te.

Dritare.net: A keni ndonjë trashëgimi familjare për muzikën popullore tiranase?

Era: Ne fakt unë këndoj  jugun dhe vidioklipet qe kam  janë kënge jugu , nuk kam trashëgimi   muzikën e kam pasion  që ne vogëli  dhe pse ne  familjen time  muzika pëlqehet nga i madhi deri te  i vogli.

Dritare.net: Po muzikën e hip-hop, a mendon ta lëvrosh ne te ardhmen?

Era: Nuk di te them as po as jo  nuk e di se cfare mund te ndodhi ne te ardhmen .Por pse jo dhe mund te vij me ndonjë bashkëpunim me ndonjë këngëtare hip popi mbetet për tu pare për te ardhme.

Dritare.net: Cili është mendimi i Erës për tregun aktual dhe piraterinë e muzikës në Shqipëri?

Era: Eh cfare te them ne fakt tregu i muzikës  ne Shqipëri po kalon një kriz  .Muzika sot nuk dëgjohet por shikohet qe do te thotë mjafton te jesh e bukur e te kapesh një mikrofon ne dore e te quhesh këngëtare . Por unë kam besim se me kalimin e kohës do te ketë seleksionime   pasi unë mendoj qe publiku Shqiptare është shume i zgjuar dhe di ta bej mire dallimin .Megjithatë ka dhe këngëtare profesioniste dhe te talentuar.

Dritare.net: Çfarë bëni më mirë gazetaren apo këngëtaren?

Era: Unë  bej me mire Gazetaren .Për mua gazetaria është një pune qe unë e adhuroj dhe e bej me shume dashuri  e dua shume ketë profesion  Por sigurisht qe dhe këngëtaren  mundohem ta bej sa me mire dhe me shume dashuri.

Dritare.net: E keni menduar ndonjëherë po të mos i ishit futur fushës së gazetarisë dhe këngës, ku mund ta imagjinonte tjetër veten Era?

Era: Te them te drejtën nuk e kam menduar   pasi unë kam shume vite qe punoj Gazetare . e tashme po bëhen plot tre vjet qe kam filluar te merrem e me muzike. Por ndoshta do kisha mbetur mësuese pasi e kam ushtruar katër vjet ketë profesion pasi unë jam e diplomuar për Gjuhe -Letërsi

Dritare.net: Keni pasur ndonjë bashkëpunim me këngëtar VIP?

Era: Jo deri tani nuk kam pasur asnjë bashkëpunim  me asnjë këngëtare, por është ne projektet e mia me te afërta.

Dritare.net: Qyteti apo vendi që ju relakson dhe do ktheheshit me dëshirë?

Era: Ndoshta ju nuk do ta besoni por qyteti qe mua me relaksohem  është qyteti im i lindjes Librazhdi e dua fort ketë qytet pasi mua me ka bere kjo qe jam sot. Nga qyteti i Librazhdit ka nisur te formohet emri im nga ku ka nisur çdo gjë e imja e bukur.

Dritare.net: Përveç muzikës (një prej dashurive tuaja), zemra e Erës i përket dikujt?

Era: Për momentin zemra ime i përket vetëm muzikës dhe gazetarisë jam shume e dashuruar me to.

Dritare.net: Ju jeni gjithmonë e freskët, por natyrale në bukurinë tuaj. Çmendim keni për operacionet plastike?

Era: Unë mundohem te jem e freskët dhe e bukur por me  gjera natyrale dhe sa me origjinale  jam kundër çdo lloj operacioni plastik  dhe çdo lloj silikoni  apo botoksi.

Dritare.net Një këngëtare e njohur si ju do ta linte veten një ndërhyrje plastike, shndërruar sot në modë?

Era: Ju unë nuk do te beja asnjë ndërhyrje sa do që te ishte ne mode operacioni plastik.

Dritare.net: Ke një idhull në muzikë, qoftë shqiptar apo i huaj?

Era: A ka era mikesha vajza te show bizit?

Era: Po  kam shoqen time te ngushte këngëtaren e mirënjohur Lili Gjidodaj  qe është një vajzë qe çdo kush do ta donte ta kishte shoqe por pa harruar dhe mikun tim me te mire këngëtarin e mirënjohur Ervin  Bushat.

Dritare.net: Dhe së fundi një mesazh që do ti jepnit lexuesit?

Era: Ju falënderoj dhe një here nga zemra për intervistën. Për te gjithë ata që duan te marrin një informacion te sakte e te shpejt te lexojnë Dritare.net dhe shume suksese për ju ./dritare.net