Intervista për TIME/ Makron, presidenti i ardhshëm i Europës: Isha shumë popullor, kur nuk bëja asgjë

Revista TIME

Intervistoi: VIVIENNE WALT/PARIS

Në moshën 39 vjeçare, Presidenti Emmanuel Macron sapo ka nisur rrugëtimin e tij.

Në dhjetor, nëse pranojnë ftesën e Presidentit të Francës, udhëheqësit e 100 vendeve do të zbresin në Paris për të biseduar mbi ndryshimet klimaterike. Por, një emër i rëndësishëm nuk është në listë: Presidenti i SHBA Donald Trump. Kur TIME u ul me Presidentin Emmanuel Macron në Pallatin Elysee në 7 nëntor, ai tha se kreu i SHBA-ve nuk do të ishte midis të ftuarve në takimin e tij të 12 dhjetorit, “vetëm nëse ju merrni njoftimin e madh të dhënë nga ai vetë se ai ka vendosur t’i bashkohet klubit”.

“Klubi” natyrisht përfshin çdo vend tjetër të planetit, tani që edhe Siria është zotuar të bashkohet në Marrëveshjen e Parisit mbi ndryshimet klimaterike, pjesë e cila u negociua në kryeqytetin francez në vitin 2015 për të frenuar në mënyrë drastike emetimet e karbonit dhe për të shmangur katastrofën e ngrohjes globale. Meqenëse vetë Trump e hodhi poshtë marrëveshjen dhe u zotua të anulojë angazhimet klimaterike të SHBA-ve, pjesa më e madhe e përgjegjësive për udhëheqjen e këtij klubi kanë rënë tek një francez i ri e erudit, i cili sapo ka filluar karrierën e tij politike. Ndryshimet klimaterike përbëjnë problemin më global të gjithë problemeve të tjera, por vështirë se është i vetmi: ekzistojnë kërcënimet bërthamore, nacionalizmi ekstremist, terrorizmi xhihadist dhe mosmarrëveshjet teknologjike. Për të gjitha këto, Presidenti francez është i etur për të diskutuar se çfarë vendi i tij mund të ofrojë. Ai shton se nuk po kërkon të bëhet udhëheqësi i botës së lirë, edhe pse mund të jetë krijuar një përshtypje e tillë. “Sot, de facto, ne jemi pjesë e lidershipit global mbi ndryshimet klimaterike”, thotë ai duke folur në anglishten e tij të shkëlqyer, një gjë shumë e rrallë për udhëheqësit francezë. “Dua që ne të jemi pjesë e lidershipit botëror në ekonomi dhe financë, në botën dixhitale. Unë mendoj se kemi një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur në një botë multilaterialiste”.

Kur kanë kaluar vetëm gjashtë muaj nga ardhja në pushtet, pas rezultateve  spektakolare të zgjedhjeve në Francën modern, ai mirëpret TIME në zyrën e tij për të peshuar atë që presidenca e tij mund të sjellë, jo vetëm për popullatën prej 63 milionëshe në Francë, apo edhe për 508 milionë personat e Bashkimit Europian, por në mbarë botën. Kjo është një pyetje që ia vlen të ngrihet kur Presidenti aktual i SHBA–ve ka përqafuar politikën “Amerika e para”, dhe udhëheqësit e zakonshëm Europianë, Kancelarja gjermane Angela Merkel, po lufton për të ndërtuar një koalicion pas zgjedhjeve. Ndërkohë, Britania është futur në një rrëmujë të brendshme, për shkak të daljes së dhimbshme nga BE, përcjell Dritare.net.

Në fund të këtij boshllëku të krijuar duket se qëndron Macron, një 39 vjeçar i apasionuar mbi globalizmin, i mirëlexuar në histori dhe filozofi, fitorja e të cilit formoi një kundërpërgjigje ndaj supozimeve se, në hijen e Brexit dhe Trump, BE do të binte në duart e nacionalistëve ekstremistë. Por në një Evropë ku miliona njerëz u vranë në luftërat e shekullit të 20-të, të nxitura nga liderët autoritarë, duke supozuar se udhëheqja e më shumë se një vendi mbetet një propozim i frikshëm. “Përgjigja klasike franceze do të ishte, po,” thotë ai, kur TIME e pyet mbi ambicien e tij për të udhëhequr kontinentin. “Por unë mendoj se do të ishte një gabim… Unë nuk dua të jem Lideri i Europës. Unë dua të jem një nga liderët, në këtë brez të ri të liderëve, plotësisht i bindur se e ardhmja jonë është një e ardhme europiane “.

Fakti se një rol i tillë nuk shikohej si i mundshëm për Macron, vetëm 18 muaj më parë, kur ai ishte Ministër i Ekonomisë dhe emir i tij nuk lidhej me shumë ambicie. Pavarësisht moshës së tij të re, në një vend ku liderët tradicionalisht janë menduar me flokë të thinjur, Macron megjithatë u ngrit në majë në më pak se një vit. Ai u shkëput nga Qeveria në gusht dhe formoi lëvizjen e tij, En Marche!, në lëvizje, për të zëvendësuar presidentin François Hollande, i cili nuk pranoi të kandidojë sërish pasi popullariteti i tij ishte i ulët. Macron bëri fushatë për një mesazh ambicioz që asnjë qytetar francez nuk e kishte dëgjuar në breza: ambicien për një sistem tërësisht të ri, për një Francë moderne, informon Dritare.net.

Një ish-bankier i fushës së investimeve, Macron argumenton se sistemi ekonomik i vendit, duke përfshirë rregullat e forta të shtetit dhe ligjin e punës, kanë nevojë për një rishikim radikal. I nxitur nga brezi i internetit, ai u ndie i lirë të refuzonte ortodoksitë e së majtës dhe të djathtës. “Vendosa të reagoj, të them se organizimi aktual i botës politike nuk është më i përshtatshëm,” – thotë ai.

Megjithatë, miliona njerëz iu përgjigjën. Macron doli para partive tradicionale socialiste dhe konservatore në raundin e parë të votimeve në prill, duke vazhduar në raundin e dytë në një konkurrencë me partinë e ekstremit të djathtë dhe anti BE të Mari Le Pen. “Ai ishte fëmija i ri në qytet, i ndritshëm dhe simpatik”, thotë Edouard Lecerf, zëvendës drejtor i përgjithshëm për firmën konsulente franceze BVA. “Që në fillim, ishte një përrallë”.

Një pjesë të kësaj përralle e përbënte jeta personale e Macron, e cila ka tërhequr shumë vëmendje. Në adoleshencë, ai u dashurua me Brigitte, mësuesen e dramës (atëherë e martuar) në shkollën e tij të mesme, me të cilën kishte një diferencë moshe prej 24 vitesh. Ata u martuan në vitin 2007, pasi ajo u divorcua dhe në pritjen e organizuar Macron falënderonte të ftuarit për mbështetjen e tyre mbi bashkimin “jo plotësisht normal” mes të dyve. Brigitte Macron, tani 64 vjeç, ka shtatë nipër e mbesa, një version i familjes moderne të përzier.

I pyetur se pse ai mendon se bota është kaq e magjepsur me martesën e tij, Macron rehatohet pak në kolltuk afron pak këmbët ndërsa i futemi një teme më personale. “Është jeta ime. Kjo është ajo”, thotë ai, me një ton zëri të zbutur. “Mendoj se kur vendos të kandidosh për një fushatë të tillë, i detyrohesh popullit tënd të vërtetën”. Në marrëdhënien e tij, udhëhiqet nga një parim i vendosur që në moshën e adoleshencës: ndjekjen e besimit të tij, pa marrë parasysh se çfarë të tjerët besojnë. “Vendosa vetë për atë që mund ta konsideroja të drejtë, të mirë edhe në rastin kur parimet e tanishme nuk ishin në përputhje me zgjedhjen time”, thotë ai për martesën e tij. “Bëra të njëjtën gjë në politikë, dhe vazhdoj të bëj të njëjtën gjë.” Disa fotografi të Brigitte janë të vendosura mbi tryezën e tij. Pranë është vetëm një tjetër: heroi francez i luftës, gjenerali Charles de Gaulle. Në një moment qeni i Macronit, Nemo, afrohet për një përkëdhelje nga mjeshtri i tij.

Aftësia e Macron për të harmonizuar gjykimet e njerëzve të tjerë mund të ketë qenë e dobishme në muajt e fundit. Në kontrast të thellë me homologun e tij amerikan, Makron vetë nuk përdor Twitter: “Nuk është në përputhje me llojin e distancave që na duhet të qeverisim”, thotë ai me vendosmëri.

Në disa sondazhe, njerëzit e kanë gjykuar atë si arrogant dhe tepër komod me të pasurit. Pas pesë muajsh në detyrë, vetëm 48% e të anketuarve nga Harris Interactive thanë se ishin të kënaqur me Presidentin e tyre të ri. Macron, i cili tashmë ka nxitur disa ligje mbi punën, terrorizmin dhe taksat, ka një rënie të popullaritetit.” Isha shumë popullor në fillim të mandatit tim, sepse nuk bëra asgjë në javën e parë pas zgjedhjes time”, thotë ai. “Nëse veproj, dhe është për shkak të veprimeve që  humbas popullaritetin, atëherë e pranoj.”

Ndërsa disa mbeten të pabindur, duke gjykuar nga udhëheqësit që do të zbarkojnë në Élysée për të takuar Macron, ekziston një ndjenjë se diçka dinamike po ndodh në Francë. Është e dukshme nga personazhet e famshme që kanë bërë udhëtime (Bono dhe Rihanna secili kanë bërë udhëtim) dhe nga lëvizjet e vazhdueshme, përcjell Dritare.net.

Vetëm pak ditë para se të takohej me TIME, Macron kaloi një stuhi diplomatike nëpërmjet komunikimit telefonik. Me kryeministrin indian Narendra Modi, diskutoi ndryshimet klimaterike dhe planifikoi një vizitë presidenciale në fillim të vitit të ardhshëm. Një tjetër telefonatë ishte me presidentin rus Vladimir Putin, të cilin Macron e priti në maj, në shëtitoren luksoze të Versajës. Në atë kohë, ai e habiti Putinin duke u shprehur para gazetarëve se media ruse e financuar nga shteti ishte angazhuar në “propagandë të rreme”. Ndërhyrja ruse përbën ende një rrezik serioz për demokracitë si SHBA dhe Franca, tha ai për TIME: “Nuk duhet të nënvlerësojmë efektet e mundshme të një ndërhyrjeje të tillë”.

Megjithatë, Putini është një njeri me të cilin mund të flasësh për marrëveshje. Në thirrjen e tij me të më 3 nëntor, diskutuan hapjen e korridoreve të ndihmës humanitare në Siri, një ide mbi të cilën Kremlini ka hezituar gjatë. Të dy gjithashtu konfirmuan angazhimin e tyre ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin, pak ditë pasi Trump i kërkoi Kongresit të heqë mbështetjen e SHBA-ve për të. Ndërkohë që TIME ishte në Elysee, ndihmësi i Macron po përgatitej për largimin e tij mëngjesin e ardhshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të takohej me liderë nga rajoni i Gjirit dhe do të merrte pjesë në hapjen e një ekskluziviteti të Muzeut të Luvrit në Abu Dhabi, informon Dritare.net.

Janë marrëdhëniet e Macron me Trump që kanë rezultuar më të komplikuarat. Në shikim të parë, të dy mund të shihen në kontrast, si në politikë ashtu dhe në stil: anti-globalisti shtatëdhjetëvjeçar, kundër dijetarit globalist francez, i cili është pak më shumë se gjysma e moshës së tij. Por ka dhe ngjashmëri.

Që të dy kanë ardhur nga bota e biznesit – Macron fitoi në një moshë të re në katër vitet e bashkëpunimit me Rothschild – dhe të dy patën fitore të papritura si persona të jashtëm të sapoardhur, duke dalë edhe para politikanëve të cilët kishin vite në parti. Në javët afër intervistës me TIME, ndihmësit kryesorë të Macron shprehën shqetësimin se ai mund të portretizohej si anti-Trump, një karakterizim që për ta është shumë i ndërlikuar. “Ne nuk mund të bëjmë pa SHBA-të”, një nga ndihmësit e tij më të afërt më thotë me sinqeritet, ndërsa një tjetër thotë se për Macronin që të përpiqet të bindë Trumpin që të ndryshojë qëndrim mbi disa çështje, “ai ka nevojë për një marrëdhënie besimi.” Macron shprehet se ai vetë nuk beson se është anti-Trump. “Nuk ka kuptim. Ne të dy jemi të zgjedhur nga votuesit tanë “, thotë ai. “Unë nuk jam këtu për të gjykuar, për të thënë se unë jam kundërshtari ndaj ndokujt”.

Megjithatë, Macron mezi arrin të fshehë shqetësimin e tij mbi vendimet e Trump për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja klimaterike dhe për të ndalur mbështetjen e SHBA-së mbi marrëveshjen bërthamore me Iranit, e cila u negociua nga fuqitë kryesore në 2015, për t’i ndaluar Iranit krijimin e një arme bërthamore. Macron thotë se Trump duket se nuk ka sugjerime alternative për të zëvendësuar atë marrëveshje. “Ju nuk mund të rinegocioni me më shumë se 180 ose 190 vende,” thotë ai për tërheqjen e Trump nga marrëveshja për klimën dhe pastaj flet sikur po i drejtohet Trump-it: “Ju nuk pajtoheni me këtë, por cili është plani juaj B? Unë nuk e di planin tuaj B”. Ai dhe Trump patën një bisedë telefonike në lidhje me Iranin në tetor, me Macron që përpiqej të argumentonte mbështetjen që Trump duhet të vazhdonte të jepte për marrëveshjen, ose do të shikonte shumë shpejt kapërcimin e Iranit drejt një arme bërthamore. “Unë pyes: ‘Cili është opsioni juaj tjetër? Çfarë doni të propozoni”? Nëse do të ndërprisni çdo marrëdhënie me Iranin për sa i përket aktivitetit nuklear, ju do të krijoni një tjetër Kore të Veriut,” shprehet ai. “Cili është opsioni juaj tjetër? Për të nisur luftën, për të sulmuar Iranin? Do të ishte çmenduri”.

LEXO DHE :  Si rrallëherë  Kim Kardashian shfaqet pa pikë grimi në fytyrë, ja fotot!

As Trump, as Macron nuk kishin përballë partnerin që do donin në zgjedhjet e tyre. Në ditët e fundit para zgjedhjeve franceze, ish – presidenti i SHBA – ve, Barack Obama, publikoi një video me anë të cilës shprehte pozicionin pozitiv të tij në lidhje me Macron. Ndërkohë, Trump vlerësoi qëndrimin e ashpër kundër emigrantëve të rivales së Macron, kreut të Frontit Kombëtar Le Pen. Pas kësaj, takimi i tyre i parë, në Bruksel në maj, dihej që do të ishte i tensionuar. Shtrëngimi i zgjatur i duarve mes dy presidentëve u bë një video virale në rrjet, përcjell Dritare.net.

Momente pasi Trump njoftoi në qershor se ai do të tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit, Macron në një fjalim anglisht të dhënë për televizionet, ftonte shkencëtarët të cilët merreshin me çështjet klimaterike të vendoseshin në Francë, ku puna e tyre do të mbështetej. Ai përfundoi fjalimin me shprehjen e influencuar nga fushata e Trump: “Bëjeni planetin tonë përsëri të rëndësishëm”.

Megjithatë Macron këmbëngul që ai dhe Trump kanë një “marrëdhënie të fortë” për sigurinë, kundër-terrorizmin dhe mbrojtjen. Për muaj me radhë avionët francezë kanë bombarduar pozicionet e ISIS si pjesë e koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Ushtria e Francës është në zona të tilla si Nigeria dhe Mali, ku ISIS dhe al-Kaeda janë vendosur. Kjo është në përputhje me lidhjet historike midis SHBA dhe Francës, vë në dukje Macron. “Është shumë më e fortë dhe më e rëndësishme se Presidentët e tanishëm, në të dy anët.”

Shenjat e para të ndërtimit të besimit midis udhëheqësve erdhën më 14 korrik, Dita e Bastijës, festës më të madhe kombëtare të Francës. Trump ishte mysafir i nderit i Macron, dhe Presidenti i SHBA u mirëprit me më të mirat që Parisi mund të ofrojë, një qytet për të cilin Trump ishte shprehur gjatë fushatës së tij zgjedhore se “shoku im Jim” nuk do të vizitojë më. Vizita përfshinte një paradë ushtarake në shkallë të gjerë në Champs-Élysées dhe darkë së bashku me bashkëshortet e Presidentëve në majë të Kullës Eiffel. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Macron e quajti Trump “i dashur Donald”, ndërsa Trump e quajti udhëheqësin francez “një President i madh”. Dhe nëse, deri më tani, Macron duket se ka pasur pak fat në bindjen e Trump për sa i përket çështjeve kryesore, ai beson në politikën e derës së hapur ndaj mundësisë së rikthimit “të atij që ka vendosur të largohet nga klubi”, thotë ai. “Unë besoj se kemi një marrëdhënie shumë të mirë personale”, informon Dritare.net.

Dhe megjithatë beteja e ideve midis të dyve duket sikur sapo ka filluar. Kjo u bë e qartë dy muaj pas vizitës mikluese të Trump në Paris. Në mes të shtatorit, ai dhe Macron patën paraqitjen e tyre debutuese në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Trump u shpreh para liderëve botërorë se “ai do ta vinte gjithmonë Amerikën të parën” dhe se donte të shihte një “të ardhme ku kombet të mund të jenë sovrane”, një devijim i mprehtë nga thelbi kryesor i OKB -së mbi bashkëpunimin global. Vetëm dy orë më vonë Macron bëri një mbrojtje të pasionuar të thelbit të multi-lateralizmit, duke argumentuar kundër çdo pike që Trump kishte thënë. Ai tregon për TIME se donte të vendoste Francën, si një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në një rol udhëheqës në organizatës. “Historia e këtij vendi lidhet drejtpërdrejt me multi-lateralizmin dhe kontrollet dhe balancat e organizimit tonë global”.

Ditë më vonë Macron mbajti një fjalim shumë më të gjatë në Paris, duke dhënë një plan të detajuar për rishikimin e përgjithshëm të BE–së. Ndihmësit e Macron insistojnë që ai nuk ka ndërmend të bëjë rolin e liderit të Evropës. Megjithatë, koha bëri që disa të dilnin në këtë konkluzion: po atë ditë, Merkel u mbyll në bisedime për të arritur koalicionin në Berlin, pasi nuk arriti të fitojë një shumicë të drejtpërdrejtë në zgjedhjet e mbajtura vetëm disa ditë më parë.

Fjalimi ishte klasik Macron. Duke apeluar për një publik të gjerë, ai hoqi ankthin dhe shokun mbi Brexit dhe valën populiste anti-BE. Ai u tha evropianëve, të rritur në demokraci të qëndrueshme, se ata po harronin tmerret e shekullit të kaluar, kur dy luftëra botërore shkatërruan kontinentin dhe çuan në formimin e BE-së. Pastaj ai listoi propozime të guximshme për të vendosur lidhje të ngushta mes 27 vendeve të BE–së, pas largimit të Britanisë në 2019: një forcë e përbashkët ushtarake, një shërbimi i inteligjencës së BE -së, një proces të njësuar mbi azilkërkuesit dhe refugjatët dhe një taksë të BE–së mbi transaksionet financiare. “Nëse nuk vendosni në tavolinë një ambicie të re, ju lini terren për ata që dyshojnë mbi Europën,” shprehet ai në lidhje me propozimet. “Kështu e mposhta Marine Le Pen. Dhe kjo është arsyeja pse rekomandimi im i fortë për të tjerët në Evropë është të themi, mos u tregoni të turpshëm. “Nëse ju vjen turp nga Europën, do të vriteni nga ekstremet”.

Për Macron, projekti për bashkimin e Evropës është dëshmi se diçka pozitive mund të dalë nga trazirat nacionaliste më të errëta. “E gjithë historia e Evropës ka të bëjë me një seri luftërash, duke u përpjekur të dominojnë mbi të tjerët”, thotë ai. Që nga Bashkimi Europian, ka pasur “liri dhe paqe, duke lejuar prosperitet”, thotë ai. Për Macron, ky nocion duket thellësisht personal. I lindur në një brez që ka njohur gjithmonë një BE pa kufij, mosha e tij e re i jep mundësinë e një perspektive të veçantë. “Brezi ynë nuk do të ketë luksin vetëm për të menaxhuar Evropën,” thotë ai. “Ne do të duhet ta rishpikim atë.”

Që Macron të ketë një shans për të rikthyer Europën – ose, për këtë qëllim, të proklamohet si një udhëheqës i ri botëror – ai do të duhet ta rregullojë vendin e tij. Ndërsa ka filluar të gjejë zërin e tij në çështjet globale, edhe në Francë ka nisur një rishikim të gjërave. Të dyja, thotë ai, janë vendimtare dhe të ndërlidhura ngushtë. “Franca ka një zë dhe një rol për të luajtur”, thotë ai. “Por ky rol nuk mund të luhet dhe zëri nuk mund të dëgjohet, nëse nuk performoni në shtëpi.”

Deri më tani, plani i Macron për të transformuar Francën, është dukur i thjeshtë pas nënshkrimit të urdhrave ekzekutive dhe ndërkohë që ekonomia e Francës po përjeton një rritje të dukshme pas viteve në stagnacion – të ardhur pjesërisht nga optimizmi i biznesit mbi Makronin dhe rritjen e përgjithshme ekonomike botërore. Sidoqoftë, mbështetja popullore është ulur gjatë gjashtë muajve të parë të Macronit, pasi ai sjell atë që ai e quan një “transformim të thellë” në “mendimet e pandryshueshme” të francezëve. Në shtator, dhjetëra mijëra parisienë të zemëruar marshuan kundër thelbit të programit të Macron: rishikimin e të drejtave të punës të cilat kanë qenë të pandryshueshme për dekada. “Ai po tërhiqet plotësisht nga mbrojtja sociale”, tha një anëtar i së majtës ekstreme në Parlament, Bastien Lachaud, duke qëndruar mes turmave. “Ai duhet të dëgjojë protestuesit”, përcjell Dritare.net.

Por a po heq dorë ai? Macron nuk ka nevojë imediate të një kompromisi. Partia e tij e re politike, e quajtur La République En Marche!, fitoi një shumicë të madhe në zgjedhjet parlamentare në qershor, duke siguruar që urdhrat e tij në ekzekutiv të kalojnë lehtësisht në ligj. Protestat nuk kanë pasur efekt të dukshëm mbi Macron; një ditë pas marshimit të Parisit, ai nënshkroi ndryshimet më të mëdha në dekada të ligjit francez të punës, duke përfshirë ligjin që lejon kompanitë të negociojnë drejtpërdrejtë me punonjësit duke anashkaluar sindikatat. “Gjithçka do të jetë në vend deri në fund të vitit”, njoftoi ai kur nënshkroi masat e reja. Pastaj e hodhi dosjen e mbyllur, sikur të thoshte, rasti u mbyll. Askush nuk duhet të ishte habitur nga shpejtësia e veprimeve të tij. “Unë organizova fushatën time rreth këtyre ideve. Nuk e kam marrë vendin në befasi, “thotë ai. “Kam ndjekur ekzaktësisht planin. Kjo është.”

Por jo të gjithë në Francë kanë votuan për Macronin nga dashuria për platformën e tij. Shumë prej tyre e bënë këtë nga frika dhe neveria për Le Pen, platforma nacionaliste e të cilës përfshinte tërheqjen e Francës nga BE, duke lënë euron dhe duke ndaluar praktikisht emigracionin. Megjithatë, është mbresëlënës fakti që ajo arriti të fitonte 10.6 milionë vota. Dhe kreu i ekstremit të majtë Jean-Luc Mélenchon mori më shumë se 7 milionë vota duke bërë fushatë për një javë pune 32-orëshe dhe daljes në pension në moshën 60 vjeçare. Ndërkohë që fuqia e Macron-it për momentin duket e paprekshme, harta tregon një tjetërsim në të gjithë zonat industriale të rripit verior, ku qytetet kanë parë fabrika të mbyllen dhe vendet e punës të lëvizin në vendet me kosto të ulët në Evropën Lindore. Mbështetje e fortë ekziston atje për të djathtën ekstreme, duke dhënë ndoshta një imazh pasqyrë të “amerikanëve” të harruar të Trump. Ky është një mendim i kthjellët, ndërsa Presidenti francez përpiqet të krijojë miliona vende pune. Megjithatë, Macron është optimist, duke thënë se me ndryshimet e tij, Franca mund të përfitonte jashtëzakonisht nga përçarja ekonomike. “Ne kemi gjithçka për të pasur sukses në këtë mjedis të ri nëse mund të ndryshojmë disa nga rregullat tona”, thotë ai. “Një pjesë e elitave politike, sindikatave, pjesë të ekonomisë ishin të vdekura kundrejt këtij ndryshimi. Por njerëzit ishin duke pritur për këtë. ”

Mund të duhen vite para se bota të njohë qëllimin e plotë të Emmanuel Macron. Nëse idetë e tij provohen të jenë të gabuara dhe stili i tregut të lirë nuk arrin t’i sjellë Francës ringjalljen ekonomike që ai premton, populizmi i zemëruar që u nxit në Francë më parë këtë vit dhe që çoi në Brexit, mund të kthehet në fuqi.

Por nëse idetë e Macron vërtetohen, Franca mund të shfaqet si një fuqi shumë më e rëndësishme globale sesa ka qenë në dekada. Nëse ai rizgjidhet në vitin 2022, pas mandatit të tij të parë pesëvjeçar si President, Macron do të linte Pallatin Élysée në vitin 2027 në një moshë 49 vjeçare – me shumë kohë për të formuar një rol radikalisht të ndryshëm pas-presidencial për veten e tij . Kjo është një rrugë e gjatë në një të ardhme që mbetet e fshehur në mjegull. Por nëse Macron largon transformimin e tij në shtëpi, ambiciet që ai duhet të ndryshojë botën – jo vetëm Francën – mund të jenë të arritshme. Ai klub në fund të fundit, ka një vend të lirë për një lider./Përshtati për Dritare.net Ana Toçi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.