Incident në takimin me Selamin, Babasi: U vonova se përcolla kryetarin
Dritare.net
“Vonesa ime lidhet me faktin që përcolla kryetarin”, tha ai.
Selami paralajmëroi se Basha kërkon vetëm të mbajë karrigen e Kryetarit pas humbjeve dërrmuese. “Kjo garë është e pa barabartë dhe s’mund të prodhojë një rezultat të drejtë”, tha Selami.
Pavarësisht vështirësive, u shpreh Selami procesin e kanë në dorë demokratët që në 22 Korrik do të votojnë dhe garantojnë votën e tyre, në emër të demokratizimit të PD dhe ringritjes së saj. Së bashku do të jemi një parti e madhe shprese, pohoi Selami që këmbëngul në bërjen e një analize të thellë.
“Hajde të bëjmë një analizë serioze. Ca i trembesh?! Më dil këtu përball, leri kamerat , ku i ke kamerat pse ke frikë?! Hajde të diskutojmë, unë mbaj përgjegjësi për gjërat e mia ti
për të tuat. Ca është kjo, me pritat e kohës së vjetër”, tha Selami.
PD me mua Kryetar, vazhdoi Eduard Selami nuk do të jetë më
pronë private pa konkurrencë vlerash, dhe me konkurrencë servilizmi
“Edhe këta fanatikët e statutit që shikoni tani, asnjë nuk hodhi firmën. U larguan sikur të kishte murtajë. Anëtari i Këshillit Kombëtarë që nuk hedh firmën, kur shkelet statuti dhe ka frikë. E kuptoni ku jemi katandisur? Këto janë fakte dhe realitet”, tha Selami.