
Inaugurohet shkolla e muzikës/ Rama: Statusi i mësuesit ka ndryshuar, por jo gjithçka është flori
Dritare.net

“Meritojnë një falënderim të veçantë prindërit që nuk e pranuan një vendimmarrje të gabuar që të ndërtohej një pallat. Shkolla si një pasuri e përbashkët në terrenin e saj i mbijetoi lakmisë dhe faktikisht ja ku jemi sot. Sot kemi një sistem mësimor më cilësor dhe miqësor me nxënësit. Mbi të gjitha kemi një trupë mësimore të mbrojtur nga sulmet e jashtme të politikës, apo nga kthetrat e politikës, apo nga imponimet e deri djeshme të korrupsionit dhe ryshfetit. Jo gjithçka është flori, pasi brenda këtij procesi ka elemente që duhet të adresohen. Ka raste që e gjitha shëmtohet nga shkelja e rregullave dhe tejkalimi i kornizës së funksionimit administrativ. Nga marrëdhënie të paligjshme mes individësh. Por nëse shohim sistemin e funksionimit të shkollës sot, kemi status tjetër të mësuesve.",- tha Rama.
Ndërkohë që disa prindër janë ankuar për shpërndarjen e librave falas, të cilët janë të përdorur, kryeministri tha se, kjo nuk është një çështje materiale, por fëmija sipas tij duhet ta trajtojë librin me respekt dhe ta mirëmbajë.
“Ruajtje e librave dhe të tjerave që vinë pas nuk është thjesht çështje materiale. Por dhe një çështje edukimi dhe dashurie për të. Qysh të vegjël jemi mësuar se është miku më i mirë dhe si miku më i mirë duhet trajtuar me respekt dhe kujdes maksimale. Nëse do të ishte çështje materiale, vende të zhvilluara më shumë se ne si; Suedia, Kanadaja e Gjermania, nuk do kishin këtë praktikë. Ndaj nëse do të duhet të marrësh libra falas, duhet t’i kalosh te ai që vjen pas, të mirëmbajtur. Besoj se rezultati i këtij viti ka qenë dhe më pozitiv.",- u shpreh kryeministri./K.C/dritare.net

















