Ikin Xhemi Shehu dhe Jul Deda. Ja kush do ta moderojë Fiks Fare!
Tuesday 1 September 2026, 18:06
Dritare.net

Një kapitull i ri nis për një nga emisionet më të njohura dhe më jetëgjata në Top Channel!
Olta Gixhari dhe Dorian Ramaliu do të jenë prezantuesit e rinj të “Fiks Fare”, duke sjellë energji, dinamizëm dhe një frymë të re në ekran.

Dy personalitete të njohura, dy karaktere të forta dhe një sfidë e madhe përballë publikut shqiptar. Dyshja e re merr drejtimin e emisionit investigativ që prej vitesh ka qenë zëri i qytetarëve, duke denoncuar padrejtësitë dhe kërkuar përgjigje./dritare.net