
I vodhën Facebook-un dhe postuan video porno, Klea Huta: Ndihem shumë keq
E Enjte 13 Shkurt 2020, 20:08
Dritare.net

Pas një lufte prej 10 orësh, Klea ia ka dalë ta rikuperojë llogarinë e saj të Facebook-ut.
Klea thotë se ky incident që ndodhi ishte i shëmtuar dhe mjaft i ulët.
“Miq dhe ndjekës. Incidenti i sotëm ishte i shëmtuar dhe mjaft i ulët. Unë personalisht ndihem shumë keq nga kjo që ndodhi dhe u deshën 10 orë luftë që të mund të kisha sërish akses në profilin tim. Deri tani besojmë që jemi në rregull. Shpresoj të kem mirëkuptimin tuaj.”,- shkruan Klea.
Fansat e kanë mirëkuptuar Klean, duke shkruar se e kuptuan që adresa e saj ishte hakeruar/K.C/dritare.net

















