Na ndiqni edhe në

Shqiptar

I japin lajmet të zhveshura, flasin spikeret: Ajo që bëjmë ne quhet art, është për pasion jo për para

I japin lajmet të zhveshura, flasin spikeret: Ajo që bëjmë
Dy vajza në ekranin shqiptar që prezantonin lajmet të zhveshura, ishte një nga lajmet më sensacionale të vitit të kaluar. Enki Braçaj dhe Greta Hoxha u vunë në qendër të vëmendjes, të sulmeve, kritikave, por edhe komplimenteve për guximin e tyre. Por tashmë, një media kanadeze ka gjetur një formë tjetër marketingu, të cilën e ka quajtur “Programe që nuk fshehin asgjë”. Dhe realisht, prezantueset e edicioneve informative dhe programeve të tjera të këtij televizioni shfaqen tërësisht nudo në ekran. E interpretuar si “sfidë” për shqiptarët, audienca e ka rikthyer vëmendjen nga të vetmet spikere shqiptare, që deri tani kanë guxuar të ekspozojnë dekoltenë.

topelement

Greta Hoxha: Të gjithë e dimë si bëhesh e pasur, zhvishem për qejf, jo për para

Paratë nuk janë të mjaftueshme për Greta Hoxhën, prezantuesen që pasoi Enkin në “Zjarr TV”. Spikerja e lajmeve, e cila vazhdon t’u tregojë shqiptarëve mbi ngjarjet e përditshme me dekoltenë e saj të hapur rrëfen për “Bluetooth” se do zhvishej në ekran vetëm nëse do kishte dëshirë dhe për asgjë tjetër.

Greta, në një televizion kanadez spikeret i japin lajmet nudo. Ti do guxoje?

Nuk më intereson fare, absolutisht jo. Nuk është në natyrën time. Njerëzit dhe opinioni ngatërrohen, por unë nuk dal lakuriq. Unë kam diçka artistike, që është shumë e bukur dhe mua më pëlqen shumë. Ajo që bëj unë është interesante, që zgjon kureshtjen e njerëzve për të parë pak më shumë, nuk i heq të gjitha që njerëzit të shuajnë kuriozitetin. Unë e shtoj kuriozitetin. Kur më shtohet numri i ndjekësve në rrjetet sociale, do të thotë që e kam shtuar kuriozitetin, nuk e kam shuar. Jam shumë kundër.

Do ta bëje nëse shuma e parave do ishte e justifikueshme?

Nuk më plas fare për lekë. Unë e bëj për qejf, për pasionin tim. Lekët bëhen me gjëra të tjera, s’më mungon gjë për t’i bërë me gjëra të tjera, por thjesht nuk dua.

Për çfarë e ke fjalën konkretisht?

Dihet si bëhen lekët sot. Me korrupsion bëhen, se me punë të ndershme dhe duke shitur në rrugë nuk mund të bësh para. Shikoni politikanët, ata nuk shtypen, bëjnë korrupsion, shtypin gratë. Nuk ka lidhje, nuk më plas për lekë.

Po nëse ofruese është një media e huaj, do pranoje të jepje lajmet nudo?

Nuk ka rëndësi nëse është media e huaj dhe e famshme, ne kemi ardhur në jetë për të jetuar, jo për të bërë gjëra që na bëjnë të ndjehemi keq. Për qejf e bëj, ndryshe jo. Nuk është fare në formatin tim, unë bëj diçka artistike, të paktën unë kështu e quaj dhe kështu më pëlqen.

spikerja

Enki Braçaj: Lajme nudo? Për 70 mijë euro

Enki Braçaj ka thyer tabutë në studiot e televizioneve informative në Shqipëri. Spikerja e lajmeve guxoi të shfaqej topless në ekran, e veshur me një xhaketë të zbërthyer, duke ekspozuar gjoksin e saj të bollshëm. Megjithatë, Enki ka rezerva kur bëhet fjalë të tregojë më shumë, të paktën nëse kjo nuk shpërblehet me një shumë të majme parash. “Do pranoja nëse shuma do ishte 70 mijë euro”, rrëfen Enki, e cila shpjegon pa rezerva se gjithsesi ekspozimi topless ishte i tepërt.

Enki, të kemi parë të japësh lajmet në një formë të pazakontë, duke ekspozuar dekoltenë. Po nudo do ta bëje?

Jo. Unë edhe aq sa bëra ishte shumë. Ndoshta nëse do të kthehesha pas në kohë, nuk do ta kisha bërë, por gjithsesi nuk pendohem. Aq sa bëra, ishte shumë. Sidoqoftë, zhveshja nuk është konkurrencë.

Megjithatë, kohë më parë ke deklaruar se ishe e gatshme të pranoje ofertën e revistës për të rritur “Playboy”, ku gjithsesi kërkohen foto të zhveshura…

Do pranoja nëse shuma do ishte 70 mijë euro. Ndërsa oferta e “Playboy” ishte për një set fotografik, megjithatë edhe ai nuk ka qenë nudo, por me pantallona dhe me duart që mbulonin gjoksin.

Nëse bëhet fjalë për një televizion të huaj, në një shtet jashtë Shqipërisë, do bëje kompromis?

Në fakt më është bërë një ofertë e tillë, për një kontratë prej tremuajore, ku do të jepja lajmet jo tamam nudo. Megjithatë, nuk e kam pranuar.

Pse e refuzove?

Atë që bëra, e bëra në një formë, apo në një tjetër për t’u njohur, pasi e kisha shumë të vështirë për të hyrë në treg. E kisha provuar më përpara, por nuk arrita. Sërish nuk do ta bëja dot, vetëm nëse do të më duhej. Nëse do të më duhej diçka e tillë në jetë, do ta bëja./Bluetooth-GSh