Humbja me Skënderbeun, Julian Ahmetaj deklaron dorëheqjen nga Tirana

Tirana u mund ditën e sotme me rezultatin 2-1 nga Skënderbeu. Bardhë e blutë pas dy barazimesh rresht, marrin humbjen e parë nën drejtimin e Julian Ahmataj. Në fund të ndeshjes për “Supersport”, trajneri Ahmataj deklaroi se jep dorëheqjen. Ai tha:

“Nuk mendoj se ia falëm pjesën e parë Skënderbeut. Është për të ardhur keq që pësojmë të tilla gola. Kemi mundësi shkojmë deri te porta dhe nuk godasin portën. Janë gjëra që duhet rregulluara dhe vijnë gradual.

Këtu, sa vendosin një trajner, mendojnë ta heqin. Kështu nuk punohet. I kam paraqitur dorëheqjen presidentit dhe drejtorit të klubit. Nëse jam unë e keqja, mirë. Nuk ka lidhje gjendja emocionale. Të humbësh ndaj një skuadre që shkon 3 herë në portë, duke shkuar edhe më pak lojtarë ekipi tjetër, kjo është e habitshme. Më ka prerë hovin kjo gjë.

Kemi punuar 3-4 herë për ta spostuar kundërshtarin. Çdo gjë është përgatitur shumë mirë. Ndeshja ishte përgatitur në mënyrën më të mirë. Më thoni pse nuk funksionoi një goditje standarte? Kemi punuar shumë goditje standarte. Pse Muçit i ngeli të marrë përsipër? Ta ndihmojmë ne atë të ecim përpara.

Ka patur mbi 10 situata ku lojtarët nuk bëjnë atë që në pregatitim në stërvitje. Kemi punuar mbi 16 goditje standarte, por nuk funksionon asnjë. Këtë dua të di pse nuk funksionon? Trajneri ka përgjegjësitë e lojës. Unë mbaj përgjegjësitë e lojës e mbyll vetë këtë. Ne nuk duhet ta mbajmë vendin e punës me zor. Lojtarët kanë dhënë maksimumin.

Më mirë të marr riskun dhe unë po largohem që të vazhdojnë dhe të qetësohen gjërat. Tek Tirana sapo vendoset një trajner mendohet për t’u hequr. Nëse gjërat nuk rregullohen brenda atij konturit që unë do vendos do ta shikoj situatën. Në dhomat e zhveshjes u dhashë dorën të gjithë E njihja këtë ambient. Nuk arrija të kuptoja që gjërat ishin në këtë stad. Duhet të ndryshojnë ujërat brenda skuadrës në të mirë të skuadrës. E marr unë këtë përgjegjësi.”,– përfundoi Ahmetaj./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Foto/ Shqipëria ende s'ka marrë veten nga tërmeti, në Sarandë ngrihen 6 kate për dy javë

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.