Humbi Stambollin, Erdogan: Mesazh nga populli, nuk përjashtohet riformatimi i qeverisë

Në paraqitjen e tij të parë në publik pas humbjes së partisë së tij në zgjedhjet e përsëritura për Kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u zotua të martën se do të nxjerrë mësime dhe do të bëjë disa rregullime bazuar në “mesazhin e dhënë nga populli”.

Duke ju drejtuar ligjvënësve të partisë së tij në Parlament, zoti Erdogan e uroi përsëri kandidatin e opozitës Ekrem Imamoglu i cili fitoi 54.21% të votave në zgjedhjet e së dielës për Kryetarin e Bashkisë së Stambollit.

Erdogan e pati përgëzuar më parë Ekrem Imamoglun me një postim në twitter.

Rezultatet e zgjedhjeve të së dielës shënuan një humbje të rrallë elektorale për zotin Erdogan dhe partinë me prirje islamike që udhëhiqte prej vitesh Bashkinë e Stambollit, qyteti më i rëndësishëm i Turqisë. Kjo ishte gjithashtu një goditje personale ndaj zotit Erdogan, fuqizimi i të cilit në politikën turke filloi me zgjedhjen e tij si kryetar bashkie, 25 vjet më parë.

LEXO DHE :  Rivrasja banale e Hysni Lepenicës

Duke folur për gazetarët, kryeministri turk tha se nuk do të përjashtonte një riorganizim të qeverisë pas disfatës së së dielës.

Zgjedhjet e përsëritura të së dielës në Stamboll u mbajtën, pasi partia në pushtet e kundërshtoi rezultatin, për shkak të dyshimeve për parregullsi dhe komisioni zgjedhor anuloi rezultatet dhe mandatin e zotit Imamoglu pas 18 ditësh.

Në votimet e së dielës, Ekrem Imamoglu fitoi me një diferencë prej 800 mijë votash, krahasuar me një diferencë prej 13,000 votash që pati në votimin e parë. Fitorja e tij elektrizoi partinë laike të opozitës, që ka kaluar pothuajse dy dekada në opozitë, që kur Rajep Tajip Erdogan forcoi pushtetin e tij.

Opozita gjithashtu fitoi në komunën e kryeqytetit, Ankara, në zgjedhjet lokale të 31 marsit./VOA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.