
Humbi fëmijën vite më parë, burri surprizon nënën e lënduar
E Diel 16 Shkurt 2020, 09:09
Dritare.net

Pas humbjes së vajzës, Fatjona sipas Shkëlzenit kishte ndryshuar shumë dhe se nuk ishte si më parë. Për këtë arsye Shkëlzeni kishte zgjedhur studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” si rruga e vetme për t’i kërkuar gruas së tij të rigjente forcën, për hir të fëmijëve të cilët më shumë se kurrë kanë nevojë për mbështetjen dhe dashurinë e nënës.
E ftuar surprizë për Fatjonën ishte këngëtarja tepër e dashur për publikun, Artjola Toska e cila i dha këtë mesazh: “Unë nuk jam njohur kurrë si një oratore tepër e mirë, por ajo që dua të të them është që ti je një femër e fortë dhe se duhet të jesh akoma më e fortë se kurrë!”
Në fund moderatorja e programit, Arbana Osmani së bashku me Fatjonën gatuan për herë të parë./K.C/dritare.net

















