Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i ditës 19 prill 2017

Horoskopi i ditës 19 prill 2017

Dashi 21.03-20.04

Keni një mundësi të mirë për të përzier punën me kënaqësinë. Nëse ju dërgojnë në një udhëtim zyrtar mos e lini pa shijuar edhe pak kohë privatisht. Darkoni në ndonjë restorant të mirë, shëtisni nëpër ndonjë park të bukur ose vizitoni ndonjë muze historik. Nëse keni rastin të shkoni nëpër pazare kërkoni artikuj që s’mund t’i gjeni në shtëpi. Është mirë të sillni në vendlindje disa suvenire të posaçme.

Demi 21.04-20.05

Kur keni një jetë të mirë private ndiheni më të fuqishëm. Derisa të tjerët e investojnë gjithë energjinë e tyre në punë, ju më tepër shijoni kënaqësinë që u japin raportet njerëzore. Nëse keni rast të ndani kohë për veten, ju e bëni menjëherë. Shkoni në ndonjë vend privat me të dashurin. Rilidhuni me anën tuaj seksuale, sepse do të ndiheni shumë më mirë. Jeni beqarë? Do ta takoni ndonjë person të veçantë derisa merreni me anën tuaj artistike.

Binjakët 21.05-20.06

Kur partneri ju jep kurajë të ndiqni kureshtjen intelektuale, ju ndiheni sikur mund t’i lëvizni malet. Në të kaluarën, të tjerët ua kanë larguar kurajën duke ju ngacmuar se s’mund t’ia dilni. Kjo gjë është krejtësisht ndryshe kur është puna për partnerin tuaj, i cili kupton secilën dëshirë tuajën për të zbuluar informacione. Bëni hulumtime për një libër sepse do t’ju kthehet në dashuri. Jo vetëm që do të zbuloni rrëfime shumë interesante që nuk i keni dëgjuar më parë, por edhe do t’i trajtoni asisoj që të impresiononi edhe kritikët.

Gaforrja 21.06-20.07

Do të keni rast të përvetësoni aftësi të mira që mund t’ua përmirësojnë perspektivën profesionale. Sa më të zot që bëheni, aq më lehtë e keni të fitoni një vend pune në një kompani mbresëlënëse. Jeni lodhur duke punuar për organizata që nuk kanë një status të qartë. Kur viheni në krye të një pozite pune që ofron shumë liri do të ndiheni të lehtësuar. Jo vetëm që do të mund të merrni vendime për veten por edhe do të mund t’i udhëhiqni disa pjesëtarë të talentuar të stafit.

Luani 21.07-20.08

Njohuritë tuaja superior dhe përvoja e punës tërheqin shumë admirues. Dikush që është mahnitur nga arritjet tuaja do të mundohet t’ju bëjë për vete. Nëse jeni beqarë, ndihuni të lirë të hyni në këtë aferë aventuriste. Do të shijoni të kaloni kohë me dikë që nuk ka frikë të sfidojë status quonë. Jeni në lidhje serioze? Do të ndiheni sikur po e shikoni një muaj të dytë mjalti me të dashurin. Shkoni në ndonjë udhëtim të rëndësishëm që të rrisni pasionin tuaj të përbashkët.

Virgjëresha 21.08-20.09

Një i afërm zemërgjerë do t’ju ofrojë një dhuratë. Ky produkt i vlefshëm apo ndonjë çek parash do t’ua lehtësojë jetën. Përfitoni nga rasti të merreni me dëshirën tuaj për gjëra komode. Shijoni ndonjë ushqim të mirë, blini ndonjë vepër të bukur arti sepse do t’jua kthejë disponimin. Mos u befasoni kur të shihni se keni marrë shumë vëmendje romantike. Kurdo që ndiheni të përmbushur, të tjerët e kanë vështirë t’i rezistojnë sharmin tuaj. Papritmas, do të zgjidhni midis admiruesve.

Peshorja 21.09-20.10

Gjithmonë keni qenë tipa që pëlqejnë bisedat. Do të ndiheni mirë kur të flisni me dikë që do ta takoni në një festë. Më në fund po e takoni dikë që ua nxit imagjinatën. Diskutoni me të gjithçka, duke nisur nga politika tek arti a sporti sepse do të përmbushni kreativitetin. Mos u befasoni kur të ndiheni të inspiruar të shkruani ndonjë rrëfim, të kompozoni muzikë apo të pikturoni ndonjë portret. Miku juaj i ri do të impresionohet nga puna juaj. Me inkurajimin e tij do të mblidhni forcën që veprën tuaj t’ia tregoni botës.

Akrepi 21.10-20.11

Keni marrë vetëbesim duke tejkaluar një problem shëndetësor. Pasi të punoni shumë për të shmangur gjërat që ua kanë dobësuar sistemin imunitar, do të ndiheni shumë më mirë. Si rezultat i kësaj, do të mund t’u ktheheni gjërave tuaja të preferuara. Rikthejani bukurinë gjërave antike, mbrojeni ambientin apo bëni hulumtime sepse do të krijoni një këndvështrim të ri mbi jetën. Papritmas, puna nuk do të ju duket aq e rëndë dhe përditshmëria do të kthehet në kënaqësi.

Shigjetari 21.11-20.12

Kur jeni të dashuruar thellësisht në dikë, i tejkaloni lehtë sfidat personale. Kur ndiheni që s’mund të shkoni tutje, kërkoni përkrahjen e partnerit. Fjalët e tij inkurajuese do t’ua dyfishojnë përcaktimin për sukses. Nëse jeni beqarë, do të takoni dikë të veçantë në ndonjë garë apo eveniment sportive. Lejoni vetes të bindeni. Është mirë ta keni dikë që kërkon aprovimin tuaj.

Bricjapi 21.12-20.01

Keni përkrahje të madhe nga familja. Besimi i tyre në aftësitë tuaja po ju ndihmon ta tejkaloni një shprehi të keqe. Sa më shpejt që e largoni këtë shprehi të keqe, aq më të lumtur do të jeni. Keni qenë të zhytur në një sjellje obsesive dhe keni neglizhuar shprehitë shëndetësore. Rimerrni veten duke dalë në natyrë, duke ndërtuar gjëra që vlejnë e zgjasin dhe duke përmbushur anën tuaj sensuale. Faleni veten për gabimet e së kaluarës dhe jepni një dhuratë lirie.

Ujori 21.01-20.02

Kur refuzoni të jetoni në të kaluarën e kultivoni suksesin. Të afërmit tuaj vazhdojnë t’ua kujtojnë dështimet e së kaluarës dhe mund t’ju pengojnë të ecni tutje. Mos ia vini veshin ankesave apo komplimenteve të tyre. Ju keni të drejtë të ndiheni krenar me gjithë progresin që keni bërë. Kur dini sesi të merreni me njerëz xhelozë, do të mund të merrni forcë të ndiqni qëllimet tuaja dhe të arrini lartësi të reja. Është mirë të investoni kohën dhe përpjekjet në një projekt kreativ.

Peshqit 21.02-20.03

Njerëzit janë të impresionuar nga shkathtësitë tuaja. Nëse jeni në mes të negociatave për një kontratë kërkoni para më shumë seç e mendoni se mund të merrni. Kur e caktoni një çmim të lartë për shërbimet tuaja do të fitoni respektin e punëdhënësit tuaj të ardhshëm. Mos u befasoni nëse ju japin më tepër seç e keni menduar. Jeni të punësuar? Përfitoni nga rasti të kërkoni rritje page dhe avancim. Nëse dikush nuk e kupton potencialin tuaj, ju duhet të bëheni avokat të vetvetes.