Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 8 shtator 2017

Horoskopi i datës 8 shtator 2017

Dashi- 21.03-20.04

Është koha të largoni një rutinë të vjetër dhe të pushoni pak. Nëse e trajtoni veten me qetësi do të jetë ndihmë e madhe. Nëse ky vend ku jeni ofron pamje të bukura me ujë, aq më mirë. Kur jeni në afërsi të ndonjë lumi apo liqeni do të qetësoni nervat. Rezistoni idesë që t’i kontrolloni mesazhet e punës derisa jeni larg vendit. Gjëja e fundit që ju duhet është të shpërqendroheni me drama profesionale kur në të vërtetë duhet të pushonit.

Demi- 21.04-20.05

Kohëve të fundit keni qenë shumë të zënë me një projekt kreativ apo me partnerin dhe keni humbur kontaktet me miqtë. Tani është koha të merreni me këtë problem. Organizojeni një takim me njerëzit që i pëlqeni. Është e rëndësishme të lidheni me njerëz kreativë në baza të rregullta. Dikush do t’ju qaset lidhur me shitjen e ndonjë artikulli punëdore. Shikoni mundësinë, sepse mund të përfitoni edhe emocionalisht, edhe financiarisht.

Binjakët- 21.05-20.06

Nëse ndiheni të bezdisur sa i përket një çështjeje etike, flisni. Do të ndiheni shumë më mirë nëse mund ta shprehni zhgënjimin tuaj dhe mospajtimin me diçka. Njerëzit e respektojnë mendimin tuaj. Kurdo që flisni diçka të tjerët ju përkrahin menjëherë. Është e rëndësishme që të shtroni rrugën për një udhëtim mbresëlënës. Mund t’ju kërkohet të veproni si përfaqësues i ndonjë organizate për të drejtat e njeriut apo grupi humanitar.

Gaforrja- 21.06-20.07

Bëhuni gati për të përmbyllur diçka. Të gjithë do t’i drejtojnë sytë nga ju, derisa pranoni një çmim për arritjet tuaja profesionale. Sigurohuni t’i falënderoni të gjithë miqtë e familjarët që kanë kontribuar për suksesin tuaj. Ka shumë gjasa që do t’ju duhet të merrni pushim nga puna për të bërë plane të reja. Pranojeni një vend pune që lidhet me ndonjë organizatë të mirë. Do të shihni se aftësitë tuaja të komunikimit do t’ju shpërblehen dhe po ashtu do të ngrini vëmendjen për çështje humanitare.

Luani- 21.07-20.08

Do ta keni mundësinë të pushoni nga kreditë. Është ndjenjë e mirë të largoheni nga obligimet financiare. Rezistoni idesë për të bërë luks. Më mirë lërini mënjanë paratë në një llogari kursimesh, në baza ditore. Do të qetësoheni kur ta dini se keni para. Kjo është dhurata më e mirë që mund t’i jepni vetes. Nëse ndonjë partner romantik apo biznesi pranon një trashëgimi, do t’ju kërkojë ta shoqëroni në ndonjë pushim. Ky do të jetë një udhëtim i mirë për ta mbajtur mend.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Partneri juaj do të marrë lajme të mira për një ëndërr të kamotshme. Mos e lini pa e festuar këtë fitore së bashku. Kjo do të sjellë shumë rehati edhe në jetën tuaj private. Ju po merreni me strukturën derisa partneri me anën artistike. Bashkë e keni kultivuar një jetë të lumtur. Secilën herë që arrini sukses duhet ta trajtoni si fitore të përbashkët. Jeni beqarë? Do të keni rast të hyni në një bashkëpunim kreativ.

Peshorja- 21.09-20.10

Rezultatet e një regjimi shëndetësor po ju shpaguhen. Jepini vetes një shpërblim të mirë për punën e madhe dhe disiplinën. Një aksesor apo vepër e mirë arti do të ishte kujtim i mirë për këtë arritje. Nëse së fundi jeni shëruar nga ndonjë sëmundje, do të ndiheni më energjik. Keni kujdes të mos e ngarkoni veten, por të pushoni. Ngadalësojeni mënyrën e punës, sepse nuk dëshironi të ktheheni si keni qenë.

Akrepi- 21.10-20.11

Një romancë do të arrijë në një pikë interesante. Ka shumë mundësi që të martoheni apo fejoheni. Jeni beqarë? Do ta takoni një person të veçantë në ndonjë ngjarje shpirtërore a kulturore. Bëhuni gati ta bëni hapin e parë, duke qenë se personi tjetër është i turpshëm. Nëse po ndiheni gati për një lidhje, aranzhojeni një pushim me të dashurin. Vizitoni ndonjë vend pranë bregdetit, sepse do të ktheni pasionin e përbashkët

Shigjetari- 21.11-20.12

Pasi të rregulloni telashet me një pronë do të ndiheni të lirë për të marrë frymë. Mund të shisni një pjesë toke për më tepër seç e prisnit. Nëse keni qenë duke kërkuar një shtëpi, do ta gjeni në një vend të mirë afër ujit. Besojuni instinkteve dhe veproni. Jeni të kënaqur me vendbanimin aktual? Mund ta shfrytëzoni kohën për të bërë një festë për të afërmit tuaj.

Bricjapi- 21.12-20.01

Është e rëndësishme të vendosni rregull. Mos insistoni se jeni shumë të zënë duke shqyrtuar dokumente, kthyer telefonata e punë tjera. Sa më shpejt që t’i largoni këto gjëra nga lista e obligimeve, aq më të lumtur do të ndiheni. Nëse po ndiheni konfuz nga termet e kontratës,flisni me një avokat. Do të mund të shmangni shumë gjëra që shkojnë kundër interesave tuaja.

Ujori- 21.01-20.02

Bëjeni atë që ju bën të lumtur. Kohëve të fundit keni punuar shumë për të përmbushur nevojat e të tjerëve. Tani e keni rastin të merreni me veten. Nëse keni qenë duke u përpjekur për të krijuar komoditet për veten, bëjeni. Keni punuar shumë dhe meritonitë shijonifrytet e punës suaj. Kushdo që ju akuzon se e keni tepruar nuk duhet të merret parasysh. Ju ndiheni të lumtur kur ndihmoni të tjerët por s’duhet ta sakrifikoni komoditetin tuaj.

Peshqit- 21.02-20.03

Është koha të largoheni nga qendra e vëmendjes. Në vend se të organizoni gjithë ditën duke trajtuar nevojat e të tjerëve shijoni pak kohë për veten. Merrni pushim nga puna, bëni ndonjë masazh dhe shijoni ushqim në restorantin e preferuar. Blini vetes ndonjë artikull luksoz që e keni dëshiruar prej javësh. Kurdo që e trajtoni veten si duhet, edhe të tjerët do ta bëjnë. Nëse jeni shumë të lodhur për të dalë jashtë, pushoni në karrigen e preferuar dhe shijoni një maratonë filmash.