Është koha të ëndërroni e mendoni gjëra të mëdha. Ndiqeni dëshirën për të udhëtuar përreth botës apo për të fituar një drejtim të avancuar. Miku i ngushtë apo partneri do t’ju ofrojë përkrahje të plotë. Derisa jeni të zënë duke punuar, të tjerët do t’ju ndihmojnë me çështje personale. Mos e lini pa e shprehur mirënjohjen tuaj sepse me ndihmën e tyre do të ndiqni diçka që e keni ëndërruar prej kohësh. Ndani këto fryte të suksesit.
Demi- 21.04-20.05
Merrni hapa drejt sigurisë financiare. Është mirë të hapni llogari kursimesh apo të ndiqni një politikë sigurie. Jeni persona me shumë burime që pëlqeni të bëni para duke punuar, dhe jo pa e bërë këtë. Nëse nuk jeni të sigurt se cila është mënyra më e mirë për të mbrojtur investimet tuaja, flisni me një menaxher personal. Punoni me dikë që i kupton qëllimet tuaja dhe ju ndihmon.
Binjakët- 21.05-20.06
Është mirë ta keni një bisedë nga zemra me mikun e ngushtë, partnerin apo dikë që punon me ju. Është koha t’i adresoni shqetësimet që po ju mundojnë. Do të ndiheni të befasuar për të mirë kur ta shihni se sa shumë do të kenë mirëkuptim. Duke punuar bashkë, do të hiqni një shprehi të keqe. Një person komunikues si ju ka dëshirë që vazhdimisht të ketë afërsi me të afërmit e të dashurit.
Gaforrja- 21.06-20.07
Djalli gjendet në detaje. Para se të prezantoni një projekt a dokument pune, bëni kontrolle. Derisa jeni duke e bërë këtë, një mik binjak apo virgjëreshë do të ishte mirë ta shqyrtojë punën tuaj. Ka disa gabime turpëruese që do të shmangen. Ndani kohë nga orari i zënë për t’i përmirësuar ato. Mund të jetë e nevojshme të shkruani një raport krejtësisht të ri. Por duke realizuar performancë perfekte, do të shtroni rrugën për promovim në punë.
Luani- 21.07-20.08
Jeni edhe më flirtues sesa zakonisht. Është koha e duhur të bëni takime të rastit. Mund të takoni dikë që ju bën të qesh me sensin e vet të humorit. Edhe nëse s’po kërkoni dashurinë do të ndiheni të tunduar të ndiqni një lidhje me këtë tip. Keni partner? Tregoni dashuri për të. Mbusheni me komplimente, falënderoni për dashurinë e tyre dhe mburruni me arritjet.
Virgjëresha- 21.08-20.09
Mendja e zemra po punojnë në harmoni perfekte. Do të lehtësoni pas një zgjedhje të vështirë. Tani jeni gati të veproni. Ka mundësi se duhet të kujdeseni për një të afërm më në moshë, e aranzhoni një vend në shkollë për dikë më të ri apo zhvendoseni në një shtet tjetër. Bëni atë që është më e mira për të ardhmen. Masat e përkohshme vetëm sa do t’ju stresojnë.
Peshorja- 21.09-20.10
Përfitoni nga rasti të hyni në një kurs. Mos u mundoni shumë se ky vend do të mbushet shpejt me njerëz. Studioni me një mësimdhënës të respektueshëm sepse do të bëheni emër i njohur në tregun e punës. Shkathtësitë që keni arritur mund të përdoren mirë në cilëndo industri. Po ashtu, do të fitoni edhe vetëbesimin. Zakonisht jeni tepër modest për të promovuar aftësitë tuaja.
Akrepi- 21.10-20.11
Është koha e duhur të krijoni një buxhet, të bëni një orar apo të furnizoheni. Me pak hulumtime do të gjeni gjëra të mira që mund t’i blini. Është mirë të blini gjëra për të cilat të tjerët nuk shpenzojnë në kohën e Krishtlindjeve, sepse do të kurseni para. Po kërkoni punë? Do ta gjeni një vend të mirë që paguhet mirë. Përgjegjësitë janë të rënda, por ia dilni.
Shigjetari- 21.11-20.12
Të tjerët po i pranojnë mirë idetë tuaja. Edhe anëtarët më konservativ të ekipit i pëlqejnë gjërat aventureske. Kjo sepse është e qartë se nuk po funksionojnë më mënyrat e vjetra. Përveç nëse bëni disa ndryshime, qoftë të mëdha a të vogla. Një institucion i respektueshëm mund të shpërbëhet dhe ky është rasti të luani heroin. Zgjeroni produktet dhe shërbimet.
Bricjapi- 21.12-20.01
Mos e analizoni më shumë se që duhet një zgjedhje stresuese. Në vend se të peshoni të gjitha pro e kundër, binduni instinktit. Mund të ndiheni keq nëse orientoheni në një rrugë por shmangeni këtë. Lëvizni në një drejtim që nuk ju shqetëson. Disa njerëz do të ankohen se po tregoheni të papërgjegjshëm e irracionalë. Mos ia vini veshin. Është më mirë të plotësoni nevojat tuaja sesa të merrni aprovimin e tjerëve.
Ujori- 21.01-20.02
Flisni me njerëz që ndajnë të njëjtat interesa me ju sepse është tejet e rëndësishme për lumturinë tuaj. Jeni lodhur duke u ndjerë si të jashtëm. Vetëm sepse nuk jeni të dhënë pas një lloj kulture s’do të thotë se jeni të çuditshëm apo bezdisës. Këto ndjenja do të zhduken shpejt sapo të flisni me njerëz që ju kuptojnë. Mos u befasoni nëse bëheni magnet për romancë pasi t’i bashkoheni një klubi.
Peshqit- 21.02-20.03
Përfitoni nga rasti të rregulloni kompjuterin, organizoni dokumentet e punës. Festat po vijnë shpejt dhe nuk doni të ngecni kur të gjithë të tjerët argëtohen. Nëse keni nevojë të punësoni dikë, do të ishte koha e duhur ta bëni. Do të gjeni dikë që ka mundësi të ju ndihmojë. Mos u befasoni nëse ky anëtar i ri i stafit do të thotë gjëra që ju i keni menduar prej vitesh.