

Dashi- 21.03-20.04
Nuk është mirë që të punoni e të mos argëtoheni. Mos e detyroni veten të vini në këtë pikë. Merrni pushim që të relaksoheni, pushoni dhe riktheni ekuilibrin. Shijoni një gjumë të pasdites, shkoni në një shëtitje në natyrë ose eksperimentoni me gjëra arti. Ndryshojeni fokusin, sepse kësisoj do të ktheni një perspektivë tjetër për jetën. Shumë shpejt do ta kuptoni se ka gjëra shumë më të rëndësishme sesa të kontrolloni listën me gjëra që duhet t’i bëni.
Demi- 21.04-20.05
Jeni shumë të zënë duke u argëtuar saqë e keni humbur krejt këndvështrimin për disa përgjegjësi. Të tjerët janë duke llogaritur se ju do t’i kryeni të gjitha detyrat. Ata do të ndihen të lumtur nëse ju zëvendësojnë derisa jeni larg në ndonjë pushim por kjo marrëveshje nuk do të zgjasë gjithmonë. Përsëri duhet të ktheheni tek përmbushja e përgjegjësive edhe nëse kjo nënkupton se duhet ta caktoni një orar strikt. Nuk është në rregull të festoni e të dilni gjithë kohën. Ka ardhur koha t’u ktheheni punëve.
Binjakët- 21.05-20.06
Punëdhënësi juaj nuk është i interesuar për dramat tuaja. Nëse keni telashe në shtëpi është më mirë që të merrni pushim dhe t’i trajtoni këto telashe. Nëse vazhdoni që të humbni afate kohore e të gjeni arsyetime do ta rrezikoni karrierën. Jeni të papunë? Mund të jetë për shkak se situata jetësore aktuale po ju mban larg një pozite të mirë. Mendoni të vendoseni në ndonjë zonë që është më afër me qendrën.
Gaforrja- 21.06-20.07
Në vend se të provoni t’i rregulloni problemet e dikujt, mund të jetë më mirë të dëgjoni një person që po merret me të. Nëse e dëgjoni me kujdes një fqinj apo të afërm do ta bëni të ndihet shumë më mirë. Të tjerët shpeshherë janë të mahnitur nga kapaciteti juaj. Ata nuk pëlqejnë t’i diskutojnë vështirësitë nga frika se mund t’i gjykoni. Por ju jeni shumë zemërgjerë.
Luani- 21.07-20.08
Nëse merreni shumë me çështje materiale do t’i dëmtoni lidhjet që keni me të tjerët. Dikush që ka shumë për t’ju ofruar në aspektin emocional po ndihet i nënvlerësuar. Ata mendojnë se jeni duke u ndier të zhgënjyer, sepse nuk keni sjellë mjaft para. Është koha ta rimendoni qasjen tuaj. Gjeni mënyra për të shprehur admirimin për gjithçka që ju rrethon në jetë, sipas rolit.
Virgjëresha- 21.08-20.09
Nëse insistoni t’i bëni gjërat sipas mënyrës suaj do ta zhgënjeni një mik të ngushtë apo partnerin. Tregohuni më të vëmendshëm ndaj dikujt që e keni për zemër. Ka momente kur ata duket se janë të lënë pas dore dhe ju nuk e pranoni që ata të mbështeten tek të tjerët. Nëse i lini mënjanë gjykimet, lidhjet tuaja me njerëz do të përmirësohen. Jo të gjithë janë të aftë sa ju. Për më tepër ka njerëz që kanë nevojë për gjëra tjera. Disa njerëz kanë dëshirë të lavdërohen. Të tjerë preferojnë dhuratat.
Peshorja- 21.09-20.10
Dikush do t’ua dëmtojë privatësinë dhe kjo ju bën shumë nervoz. Jeni lodhur nga një koleg që kërkon aprovimin tuaj për secilën detyrë. Është koha që ta bëni të qartë pozitën tuaj. Prisni derisa të qetësoheni para se t’i qaseni kësaj teme. Nëse e shprehni zhgënjimin tuaj mbi këtë punëtor vetëm sa do t’i dëmtoni lidhjet me të. Nëse vazhdojnë t’ju shqetësojnë diskutoni problemet me shefin tuaj. Duhet ta kryeni punën.
Akrepi- 21.10-20.11
Kini kujdes të mos jepni kritika negative për një artist. Vetëm sepse puna e tij nuk është nën ndikimin tuaj nuk do të thotë se duhet ta dekurajoni. Është më mirë të mbani një heshtje taktike sesa t’u jepni një listë me kritika të ashpra. Nëse dikush ju pyet se çfarë mendoni për një përpjekje të tij ju mos u përgjigjni. Gjëja e fundit që doni ta bëni është t’ia zvogëloni entuziazmin dikujt që ka dëshirë të shkruajë, pikturojë apo luaj muzikë.
Shigjetari- 21.11-20.12
Ka më shumë në jetë sesa karriera. Familja juaj ka dëshirë të jeni përreth tyre. Nuk është e mjaftueshme vetëm t’i paguani faturat: duhet t’u kushtoni kohë të afërmve e të dashurve tuaj. Nëse kjo nënkupton se duhet ta shijoni një pushim së bashku, bëjeni. Duhet të siguroheni që po merrni pjesë në të gjitha gjërat që bëjnë familjarët. Vëmendja juaj do të bëjë dallime të mëdha në jetën e tyre. Është më e lehtë për të rinjtë të kenë sukses kur i mbështesni.
Bricjapi- 21.12-20.01
Mos provoni t’ua impononi të tjerëve besimet tuaja. Edhe pse jeni shumë të bindur që formula juaj jetësore është korrekte, ka edhe këndvështrime tjera. Bota është shumë e ndryshme me arsye. Nëse të gjithë do të ishin njësoj, jeta do të ishte e mërzitshme. Tregohuni të respektueshëm për idetë e të tjerëve, edhe nëse ju duket bizare. Do të befasoheni kur të zbuloni se ndani interesa të njëjta me dikë që duket krejt ndryshe.
Ujori- 21.01-20.02
Është e rëndësishme të tregoheni real për financat. Megjithëse nuk jeni materialistë nuk do të thotë se nuk keni përgjegjësi financiare. Nëse u janë grumbulluar faturat duhet të gjeni mënyra për t’i paguar. Mund të jetë e nevojshme të filloni edhe një punë të re apo të transferoheni në një fushë tjetër. Jeni të zhytur në borxhe? Kontaktoni një grup social që do të mund t’ju ndihmojë.
Peshqit- 21.02-20.03
Nëse vazhdoni të mbroni mikun, partnerin apo kolegun e punës do ta bëni veten të dukeni të mjerë. Ju vazhdoni të shpresoni se ky person do t’i marrë ndjenjat tuaja në konsideratë. Por kjo s’po ndodh. Vazhdimisht ju jeni duke bërë më shumë dhe kjo po ju sjell konfrontime të këqija. Mos u largoni nga disa konflikte. Derisa të mos e nxirrni gjithë frustrimin tuaj, presioni vetëm sa do të rritet.

















