Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 26 nëntor 2017

Horoskopi i datës 26 nëntor 2017
Dashi- 21.03-20.04

Mundësitë shoqërore, private dhe ato të biznesit do të dalin në pah vetëm atëherë kur ju të nisni një rrugë. Është kohë e përshtatshme të provoni diçka të re, qoftë ndonjë ushqim të huaj ose ushtrime të ndryshme. Nëse tashmë jeni në një lidhje, do të ishte mirë të ftonit partnerin tuaj që të ndiqni një kurs së bashku. Duke studiuar të njëjtën temë të dy do të kënaqeni dhe do të kaloni mirë. Kohëve të fundit, keni qenë shumë të zënë me çështje private dhe nuk keni kaluar shumë kohë së bashku.

Demi- 21.04-20.05

Një dhuratë, shpërblim ose trashëgimi që do të merrni do t’ju japë mbështetjen e nevojitur financiare. Megjithëse keni dëshirë që këto para t’i shpenzoni për gjëra luksoze, do të ishte më mirë t’i depononi në llogarinë e kursimeve. Kur keni para në bankë keni më shumë rehati dhe nuk do t’ ju duhet të bëni punë të mërzitshme. Në vendin e punës do të filloni flirtimin me një koleg, ndaj të cilit ndieni një lloj tërheqjeje.

Binjakët- 21.05-20.06

Është kohë e përshtatshme të nënshkruani një kontratë për biznes. Keni talent të mrekullueshëm dhe tani është koha të përfitoni nga kjo dhunti. Do të merrni oferta të mrekullueshme pune, duke i ndihmuar një menaxheri ose agjenti. Jeni beqar? Do të takoni shpirtin binjak në ndonjë eveniment muzikor ose intervistë pune. Mbani sytë hapur, sepse ju të dy keni shumë të përbashkëta dhe mund të krijoni një lidhje të fortë.

Gaforrja- 21.06-20.07

Rezultatet e ushtrimeve në palestër janë impresive. Dilni dhe shpërblejeni veten me shopping. Do të gjeni rroba që ju përshtaten shumë mirë. Eksperimentoni me ngjyra dhe ndryshojeni pamjen tuaj. Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë duhet të zgjidhni, kërkoni ndihmën e një miku që ka shumë stil dhe dilni të blini gardërobën së bashku.

Luani- 21.07-20.08

Romanca është duke u përmirësuar. Zakonisht njerëzit mbesin të mahnitur nga ngrohtësia dhe glamuri juaj. Në këtë rast, i dashuri juaj tërhiqet nga inteligjenca juaj. Gjatë këtyre viteve, keni përjetuar momente shumë mbresëlënëse. Kjo ju ka dhënë maturinë e lakmueshme. Dhe për këtë padyshim i dashuri juaj ju sheh si të parezistueshëm. Nëse tashmë jeni në një lidhje, sigurohuni që të merrni këshillat e partnerit tuaj. Në këtë mënyrë do të promovoni më shumë punën tuaj.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Familja është një burim i rëndësishëm për komoditetin tuaj. Nëse keni telashe me paratë, një i afërm juaji zemërgjerë do t’ju ndihmojë t’i paguani faturat. Mos lejoni që krenaria t’ju bëjë të refuzoni. Nuk ka asgjë të keqe nëse pranoni ndihmën e dikujt kur jeni në telashe financiare. Nëse vazhdoni të kërkoni mënyra të reja për të përfituar para, do të gjeni një punë me pagesë të lartë. Është vetëm çështje kohe derisa të kalojë stuhia.

Peshorja- 21.09-20.10

Marrëdhëniet me njerëzit, këshillat dhe aktivitetet promovuese janë në favorin tuaj. Gjithmonë keni qenë të mirë për t’i bindur njerëzit që të participojnë me investimet e tyre. Nëse keni biznesin tuaj privat, është koha e duhur të lansoni një ueb faqe ose të ridizajnoni logon e kompanisë suaj. Imazhet e përziera me bukurinë dhe forcën janë të favorshme. Konsumatorëve u pëlqen të dinë që kanë produktet e duhura në duar.

Akrepi- 21.10-20.11

Pikturat, arti, muzika dhe evenimentet tjera artistike do t’ju sjellin para. Kur është fjala për të gjetur punë, është mirë t’i besoni instinktit tuaj. Do të gjeni një punëdhënës të mirë që ju lejon të shprehni aftësitë tuaja. Kur bazoheni në vendimet tuaja, kreativiteti juaj shpaloset dhe bëni punë të mrekullueshme. Nëse jeni të lumtur me punën aktuale, vazhdoni tutje dhe kërkoni rritje page. Talentet tuaja kanë qenë vendimtare në suksesin e kompanisë, kështu që pse të mos merrni shpërblimin e merituar?

Shigjetari- 21.11-20.12

Nuk keni pasur asnjëherë shans më të mirë sesa tani për të promovuar punën tuaj. Duke tërhequr vëmendjen ndaj një problemi social do të përfitoni fonde për një shkollë, park ose qendër rekreative. Nëse njerëzit ju dëgjojnë të thoni se një gjë është e rëndësishme, ata do të vrapojnë për t’ju ndihmuar. Jeni duke kërkuar punë? Hulumtoni mundësi që lidhen me investime. Keni instinkte të mira për të ditur se ku duhet të orientoni paratë.

Bricjapi- 21.12-20.01

Ëmbëlsia dhe mirëkuptimi janë komponentë kryesorë për reputacionin tuaj. Njerëzit e dinë që mund t’ju drejtohen kur kanë probleme të vështira. Edhe nëse nuk gjeni mënyrë për t’i zgjidhur ato, ju keni aftësi t’u ndihmoni t’i përballojnë më lehtë. Nëse jeni duke menduar të bëni një ndryshim në karrierë, duhet të punoni në një kompani që shquhet për profesionalizëm. Do të pajiseni me informata të besueshme dhe nuk do të duhet të keni stres.

Ujori- 21.01-20.02

Nëse përfshiheni në një projekt artistik do të shpalosni kreativitetin tuaj. Keni dëshirë të eksploroni kultura dhe besime të ndryshme. Duke hulumtuar këto ndjesi dhe duke i zbrazur në muzikë, vallëzim, pikturë ose film, do të realizoni diçka që do t’i lërë pa frymë të tjerët. Për këtë do të merrni komentet e merituara. Kërkoni një miku që t’ ju japë sugjerime dhe këshillën e tij përdoreni për këtë projekt të mrekullueshëm.

Peshqit- 21.02-20.03

Mund të filloni një romancë me një epror atraktiv. Ju të dy keni dallim të madh në moshë, por kjo nuk do të ndikojë në lidhjen tuaj. Jeni tip që i mirëprisni perspektivat e gjeneratave tjera. Duke shikuar perspektivat tuaja personale do të përshtaten me të partnerit. Do të pranoni një dhuratë të mrekullueshme nga i dashuri juaj. Është mirë të ndiheni të çmuar dhe të vlerësuar.