Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 21 shtator 2017

Horoskopi i datës 21 shtator 2017
Dashi- 21.03-20.04

Keni kujdes të mos hani dhe pini shumë. Sistemi juaj imunitar është shumë delikat për momentin. Është mirë ta kufizoni veten me ushqime të freskëta dhe produkte me proteina. Nuk është mirë të hani ushqime kalorike. Kurdo që ndiheni mirë fizikisht, do ta keni më të lehtë të zhvilloni ide të mira. Një tradicionalist mund të mos i pranojë sugjerimet tuaja. Në vend se t’i merrni për zemër kritikat e tyre, qeshni me to. Do ta gjeni një mënyrë për ta financuar këtë koncept.

Demi- 21.04-20.05

Është e rëndësishme të keni lidhje intelektuale me partnerin tuaj romantik. Nëse po kërkoni dashurinë, besoni asaj që shihni me sy. Kurdo që dëgjoni se dikush po bën kritika inteligjente, shkoni dhe prezantohuni. Ka shumë mundësi që do të lidheni me dikë që ua ngacmon shumë imagjinatën dhe ua sfidon këndvështrimin. Jeni në lidhje? Mendoni sesi të bëni më shumë gjëra me partnerin.

Binjakët- 21.05-20.06

Nëse vini rend në shtëpi do të ju shpaguhet. Do të keni më shumë mundësi për t’u përgatitur shpejt për punë dhe kjo ndikon në suksesin tuaj. Kur nuk e keni të domosdoshme të gjeni diçka për të veshur, të përgatitni drekë për ngut apo të merrni furnizimet tuaja, do të jetë më e lehtë të nisni ditën si duhet. Partneri juaj nuk do ta vlerësojë këtë. Por nëse vazhdon të sillet kësisoj, bëjeni një bisedë me të.

Gaforrja- 21.06-20.07

Fokusohuni më shumë në detaje të rëndësishme që të kurseni kohën. Kur e shihni se keni bërë gabime, shënoni dhe ecni tutje. Një koleg nuk do t’i vlerësojë këto kritika. Nëse është i mençur, do ta lërë mënjanë egon dhe ta pranojë këshillën tuaj. Përderisa i vëreni gabimet e tilla, nuk do të pësoni asgjë. Dikush që vlerëson dhuntitë tuaja superiore do të ju ofrojë një vend pune në kompaninë e vetë. Do të udhëhiqni një divizion të rëndësishëm.

Luani- 21.07-20.08

Keni kujdes të mos kurseni shumë. Edhe pse është e admirueshme që dëshironi të kurseni para, kjo nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë nga gjëra që ju duhen në baza të rregullta. Kur është fjala për disa gjëra, është më mirë ta zgjidhni kualitetin në vend të çmimeve të ulëta. Doni të blini një artikull të shtrenjtë? Do të ishte mirë të bëni hulumtime të opsioneve që keni. Kur mësoni se cilat brende janë më të mira, do ta keni më lehtë të bëni zgjidhje.

Virgjëresha- 21.08-20.09

E keni vështirë të relaksoheni. Kur nuk flini sa duhet, bëheni shumë kritikë. Shmangni këtë gabim tani kur njerëzit kanë nisur të mbrohen për vete. Nëse ndiheni të tunduar të bëni ndonjë kritikë, kafshojeni gjuhën dhe mos flisni. Më mirë ofroni diçka pozitive. Do të keni mundësi më të mira për të bërë biseda të tilla lidhur me përmirësimin e një projekti. Aktualisht është mirë të krijoni një atmosferë për - krahëse ku të gjithë ndihen të inkurajuar dhe kanë qasje të ndryshme.

Peshorja- 21.09-20.10

Mos lejoni që ankthi t’ua ndalojë të ndërmerrni një rrezik kreativ. Keni instinkte të mrekullueshme kur është fjala për gjërat artistike e kreative. Mos prisni kritika pozitive në fazat e hershme të këtij projekti. Do të jetë më e mirë të fshihni punën derisa të përfundohet. Nuk ka kuptim ta ekspozoni veten para kritikave derisa ende jeni duke e zhvilluar një ide. Kurdo që gjërat nisin të marrin formë, edhe vetëbesimi juaj do të rritet.

Akrepi- 21.10-20.11

Nuk ndiheni rehat kur ka turmë. Do të jetë e nevojshme të punoni me një grup të madh njerëzish. Do të ketë konflikte për paratë dhe kjo do të krijojë atmosferë serioze në organizatë. Përdorni aftësitë tuaja për t’i bindur të gjithë ta financojnë këtë projekt si duhet. Pa paratë e nevojshme do të jetë e pamundur të bëni punën si duhet. Sapo të merrni buxhetin e duhur, do të mund të ecni tutje dhe të koncentroheni në detyra tjera.

Shigjetari- 21.11-20.12

Më me qejf punoni për një kompani me reputacion sesa si agjentë të pavarur. Edhe pse ju pëlqen pavarësia, jeni lodhur duke vrapuar pas punëve. Kurdo që shkoni nëpër intervista për punë, mos e lini pa e theksuar vëmendjen tuaj ndaj detajeve. Punëdhënësi juaj i ardhshëm po kërkon dikë që mund t’ia besojë një performancë perfekte. Rezistoni idesë për të kundërshtuar njerëzit me të cilët punoni.

Bricjapi- 21.12-20.01

Jeni krenar me njohuritë që keni për ngjarjet aktuale. Kur dikush flet për politikë, kulturë dhe art, ju keni përgjigje. Mos keni frikë të flisni sipas pikëpamjes suaj me një individ të caktuar. Nëse nuk e bëni, raporti juaj do të vazhdojë të përkeqësohet. Mënyra sesi përballeni me disa çështje do të tërheqë një ekspert gjenial. Ky person e admiron inteligjencën tuaj derisa ju e vlerësoni vëmendjen e tij të madhe. Bashkë do të krijoni biznese apo lidhje të mrekullueshme.

Ujori- 21.01-20.02

Është e rëndësishme të besoni tek një partner. Edhe pse keni dëshirë të keni pavarësi, është thuajse e pamundshme të shkoni gjithmonë vetë. Lëreni partnerin t’ju përkëdhelë me vëmendjen: do të shihni se kjo përvojë do të ju befasojë. Miqtë mund të ndihen të pikëlluar që ju i besoni këtij personi më shumë sesa atyre. Mos u mbroni për këtë zgjedhje tuajën. Ndryshe prej rrethit shoqëror, jeta juaj romantike kërkon nivel tjetër të intimitetit.

Peshqit- 21.02-20.03

Puna me një person praktik do të ju ndihmojë t’i ktheni ëndrrat në realitet. Punëdhënësi juaj do të ndihet i kërcënuar nga ky bashkëpunim nga frika se i respektoni kolegët më shumë sesa atë. Ky dyshim mund të jetë i saktë. Jeni shumë më përgjegjës ndaj dikujt që kryen punën si duhet sesa ndaj dikujt që e ka një titull më të madh pune. Nëse keni menduar të filloni biznesin tuaj kjo është koha e duhur.