Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Horoskopi i datës 19 prill 2018

Horoskopi i datës 19 prill 2018
Dashi

Ka rrezik qe ndikimi i fortë dhe i njëhershëm i Venusit dhe Jupiterit t'iu bëjë të paqëndrueshëm sot. Shpesh do ju mungojë edhe personaliteti. Nëse jeni në një lidhje mundohuni t'i bëni gjërat sa më mirë nëse nuk doni të keni debate të forta. Ata që jetojnë bashkë do mendojnë për një shkëputje të përkohshme. Ju beqarët do ndiheni si të bllokuar dhe nuk do mund të hidhni dot asnjë hap. Në punë pa e kuptuar do jeni karem i të tjerëve për të arritur atë që ata do duan. As financat nuk kanë për të qenë të mira dhe në shumë momente do ju duket sikur do ju bjerë qielli mbi kokë.

Demi

Fale planetëve sot do kaloni një ditë shumë të bukur dhe do merrni po aq sa do jepni. Nëse jeni në një lidhje do bëni gjithçka për partnerin pa e ditur se edhe ai po mendon gjera gjigande për ju. Pasditja dhe mbrëmja do jenë me të vërtetë interesante. Nëse jeni në një lidhje sot do ecni me hapa më të shpejta drejt personin që keni filluar të pëlqeni. Në punë do fillojë të ndihet me shumë era e arritjeve, por ju nuk do doni ta besoni. Suksesi do jetë i garantuar. Buxheti nuk ka për të qenë i keq, megjithatë mirë është të ecni me plane kur të shpenzoni në mënyrë që edhe e nesërmja të jetë e mirë.

Binjakët

Venusi dhe Hëna do privilegjojnë pafund qetësinë gjatë kësaj dite. Në disa momente do meditoni. Nëse jeni në një lidhje nuk është keq të bëni edhe një pushim të shkurtër për të menduar e për të rregulluar disa probleme që ju kanë dalë së fundmi. Flisni me partnerin dhe bëjeni gjithçka bashkë. Ju beqarët do dini si të joshni, por kur dikush t'ua ktheje pëlqimin do stepeni për të hedhur hapa. Në punë keni për të qenë shumë më dinamikë dhe entuziastë. Priten zhvillime shumë pozitive. Nëse shpenzoni me karte banke ka rrezik të mos kuptoni gabimet që do bëni. Kujdes!

Gaforrja

Do jeni plot energji, besim, dinamizëm dhe kurajë sot. Çdo qellim qe do i vini vetes keni për ta arritur. Nëse jeni në një lidhje, edhe sikur të keni shumë kohë bashkë, keni për ta kaluar një ditë vërtet të veçantë sot. Ne çdo moment do bëni surpriza dhe do ndiheni për mrekulli. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni edhe sikur dikush t'iu pëlqejë tej mase sepse nesër kanë për të pasur ditë të ndërlikuara. Nëse në punë kohët e fundit keni pasur ndërlikime, sot gjithçka do jetë më e qartë dhe do hidhni hapa më të sigurta drejt suksesit. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund të blini çdo gjë që do dëshironi.

Luani

Yjet do kenë ndikim negativ gjatë kësaj dite dhe do sjellin herë pas here probleme. Nëse jeni në një lidhje nuk do tregoheni aspak të arsyeshëm dhe shpesh do gjendeni në vështirësi të mëdha. Asgjë nuk do ju ecë si e kishit ëndërruar. Ju beqarët mund të afroheni me disa persona që në pamje të parë duken normalë, por që kanë vese dhe të meta të shumta. Në punë do jeni tejet të ngarkuar dhe nuk do dini çfarë të bëni më parë. Shefat mund t'iu kritikojnë edhe për mungesë korrektësie. Shpenzimet do i kryeni pa menduar aspak kështu që gjendja ka për të pasur probleme goxha serioze.

Virgjëresha

Sot do jeni më të ndërgjegjshëm për gabimet që keni bërë dhe do bëni gjithçka që t'i ndreqni ato sa më pare. Nëse jeni në një lidhje yjet do ju sigurojnë të jetoni në një klimë më të ngrohtë se kohët e fundit. Çastet intime do jenë edhe më të shumta. Nëse jeni beqarë do jeni më joshësit dhe më flirtuesit nga të gjithë kështu që askush nuk do ju qëndrojë dot indiferent. Në punë shpesh nuk do ndiheni në vendin që ju takon, por mirë është të mos e ngrini shumë zërin. Veproni gjithmonë me takt dhe diplomaci. Financat do kenë probleme të vogla, por po nuk i rregulluat situata ka rrezik t'iu përkeqësohet.

Peshorja

Sot do bëni çdo gjë që të mundeni që të tjerët t’iu dëgjojnë dhe t’iu marrin më seriozisht. Nëse jeni në një lidhje sot do keni edhe debate me partnerin sepse ai ka kohë që nuk ua vë veshin për kërkesat që keni. Gjithsesi mundohuni të mos e ngrini shumë zërin. Nëse jeni beqarë do kaloni një ditë të paharrueshme dhe të mbushur me emocione. Në punë yjet ka mundësi të sjellin ndryshime pozitive. Maturia, durimi dhe këmbëngulja do ju çojnë atje ku dëshironi. Në planin financiar nuk do jeni shumë të frymëzuar për të menaxhuar financat kështu që ato nuk do jene perfekte.

Akrepi

Do jeni tej mase kokëfortë sot dhe as qe do mendoni të bëni hapa mbrapa. Nëse jeni në një lidhje, toleranca dhe mirëkuptimi nuk do jetë aspak pjesë e jetës tuaj. Do doni që gjërat të bëhen sipas mënyrës tuaj dhe kjo shpeshherë nuk do i pëlqejë partnerit. Nëse jeni në një lidhje dikush do ju dërgojë disa mesazhe të koduara. Kini mendjen sepse nuk do ju luten shume dhe nuk do ju bëjnë deklarata ballë për balle. Në punë gjërat nuk kanë për t’iu shkuar në favorin tuaj. Disa konflikte e eprorët do ju prishin tërësisht ekuilibrin. Nëse doni që financat të mbeten të kënaqshme duhet të mos e teproni me shpenzimet.

Shigjetari

Priten gjëra pozitive gjatë kësaj dite, por thjesht duhet të bëheni më të duruar. Nëse jeni në një lidhje, në disa momente do ju duket sikur partneri do ju largohet, por në fakt ai ka disa punë me shumë rëndësi që do ua ndryshojnë edhe ju të ardhmen. Beqarët nuk duhet ta teprojnë me veshjen dhe me joshjen sepse do bien në sy për keq. Në punë ka mundësi të gjendeni përballë disa zgjedhjesh. Nëse zgjidhni drejtimin e duhur, përfitimet do jenë të shumta. Financat do dini kurdoherë si t’i menaxhoni dhe gjendja ka për të mbetur shumë e mirë.

Bricjapi

Do jeni shumë optimistë dhe pozitivë gjatë kësaj dite kështu që në tërësi gjërat do ju ecin më së miri. Nëse jeni në një lidhje do merrni kohën e duhur për të folur e për të diskutuar pëe disa çështje me rëndësi që deri më sot ju kane turbulluar. Fundi i ditës do jetë shumë më i qetë. Nëse jeni vetëm duhet ta përgatisni veten për disa ndryshime tejet interesante. Zemra do rrahe përherë fort. Në punë nuk do bëni më gabimet e dikurshme dhe do ecni më të sigurt drejt rrugës së suksesit. Në planin financiar do ndizet drita jeshile dhe gjendja do ketë përmirësimet e para.

Ujori

Do jeni shumë të duruar dhe dëgjues shumë më të mire. Të gjithë do kërkojnë t’iu qëndrojnë pranë. Nëse jeni në një lidhje do jetë një ditë me shumë fat dhe nuk do mbani më kokën mënjanë me partnerin. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të pranuar propozimet që do ju bëhen. Mund të pëlqejnë disa persona, por nuk do kenë guxim ta pranojnë këtë gjë. Në punë era do fryjë në favorin tuaj dhe çdo gjë do ju shkojë sipas planeve që keni bërë. Financat do dini si t’i menaxhoni gjatë gjithë kohës dhe do ju dalin paratë edhe për të kryer shpenzime edhe për të hequr mënjanë.

Peshqit

Emocionet do i mbani gjithë kohës larg vetes sot në mënyrë që ato të mos ndikojnë në marrjen e vendimeve. Nëse jeni në një lidhje kjo gjë do ju krijojë disa probleme me partnerin dhe ai mund të keqkuptohet. Flisni sa më parë dhe sqarohuni pa u ndërlikuar situata. Beqarët do kenë një komunikim shumë të mirë me të gjithë dhe kjo gjë do tërheqë më shumë vëmendjen. Në punë duhet të rishikoni mënyrën e të vepruarit pasi në të kundërt nuk do arrini dot atje ku dëshironi. Në planin financiar do jeni të logjikshëm dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi./ Dritare.net