

Keni dëshirë të eksploroni në fusha të panjohura, por për momentin e keni të pamundur. Duhet të përfundoni një biznes që keni lënë në gjysmë. Duhet t’i futni në funksion aftësitë tuaja. Sa më pak që t’i jepni glamur kësaj pune, aq më lehtë do ta përfundoni. Pasi të realizoni punët që keni në listë, mund t’i jepni vetes pak pushim.
Demi- 21.04-20.05
Merreni me shumë rezervë një ngjarje skandaloze. Ka mundësi që një mik juaji po përpiqet t’ju fus në telashe. Do ta mësoni të vërtetën nëse tregoheni mendjehapur. Të tjerëve do t’u mbetet të kërkojnë falje. Viktima e kësaj thashetheme do t’jua kujtojë se si kanë shkuar gjërat. Nëse i huazoni para një miku ose një personi të dashur, duhet ta kuptoni se ka mundësi të mos ju kthehen. Më mirë merreni si rast të humbur sesa të prisni që të riktheni paratë.
Binjakët- 21.05-20.06
E keni të pamundur të flisni me një epror që nuk dëshiron të përballet me realitetin. Nuk ka rëndësi se sa e palogjikshme duket, eprori juaj do të ndjekë një ëndërr të marrë. Nuk keni mundësi të dilni nga kjo situatë. Me kohë, do ta dëshmoni se keni pasur të drejtë. Ndërkohë, tregohuni të matur dhe diplomatik. Është e rëndësishme t’ia shtoni ekipit zërin e arsyes.
Gaforrja- 21.06-20.07
Mos e mashtroni veten duke u shtirur se disa lloje ushqimesh kanë efekt në shëndetin tuaj. Do të pësoni nëse nuk i largoni këto produkte nga lista e ushqimeve dietale. Në fillim rezultatet do t’ju duken mbresëlënëse por më pas do të pësoni. Kur t’i lini anash ato, do të filloni të ndiheni më mirë. Rezistoni dëshirës për të hyrë në një dietë të rreptë.
Luani- 21.07-20.08
Do ta keni të vështirë t’i shprehni ndjenjat me fjalë. Dëshirat tuaja janë aq të fuqishme sa që ua pamundësojnë artikulimin e fjalëve. Duhet të dëshmoni përkushtimin tuaj. Blini një dhuratë për të dashurin tuaj ose bëni ndonjë sakrificë personale që do t’ia prekë zemrën. Veprat flasin shumë më tepër sesa fjalët. Jeni beqarë? Mendoni dy herë para se të bëni ndonjë hap të madh me një mik platonik.
Virgjëresha- 21.08-20.09
Falë partnerit ose të dashurit, nuk do të keni punë të shumta në shtëpi. Një telefonatë e tyre ju ndërpret sa herë që filloni të gatuani, të pastroni ose dilni për blerje. Zgjidhja e vetme është të fikni telefonin tuaj mobil, sepse do ta keni të pamundur t’ia dilni mbanë me të dyja situatat. Dikush që ju ka premtuar hua, do të tërheqë fjalën. Duhet të zbatoni planin rezervë.
Peshorja- 21.09-20.10
Detajet e parëndësishme po jua ngadalësojnë përparimin. Harroni performancat perfekte dhe përmbushni afatet kohore. Është normale që do të bëni disa gabime, por është më e rëndësishme të kryeni punët në afatin e duhur. Nëse jeni duke pritur një lajm nga një punëdhënës, nuk do ta merrni edhe për një kohë të gjatë. Vazhdoni të aplikoni për pozita pune.
Akrepi- 21.10-20.11
Pavarësisht se sa shumë i analizoni financat, prapë e keni të vështirë të menaxhoni buxhetin. Ka mundësi që kjo po ndodh meqë nuk po tregoheni të sinqertë me prioritetet tuaja. Jeni tip që admironi kënaqësinë sensuale, por nuk duhet të shpenzoni para për këtë. Në vend se të shkoni nëpër trajtime të shtrenjta, bëni vetë një banjë të ngrohtë. Ju pëlqejnë restorantet? Provoni disa receta në kuzhinën tuaj.
Shigjetari- 21.11-20.12
Familja juaj është shumë rezistuese dhe komunikimi me ta është i vështirë. Keni vlera të ndryshme me të afërmit tuaj dhe është e kotë të merreni me ta. Në vend se ta bëni këtë, është më mirë të ndiqni ëndrrat tuaja pa kërkuar lejen e dikujt. Kjo situatë do të shkaktojë skandale në shtëpi, por s’keni zgjidhje tjetër. Nuk duhet të lejoni të hyni në gjëra që nuk ju kanë pëlqyer asnjëherë.
Bricjapi- 21.12-20.01
Ia keni borxh vetes një fillim të ri. Ndërprisni mendimet negative dhe përqendrohuni në diçka më pozitive. Meditimi do të ishte i mirëseardhur. Duhet të largoni mendjen nga gjërat e mëdha dhe të fokusoheni në një fjalë të vetme. Do të befasoni se si në këtë mënyrë do të tërhiqni më shumë njerëz. Jeni skeptik? Sidoqoftë, ia vlen të provoni.
Ujori- 21.01-20.02
Miqtë nuk po ju japin përgjigjet që dëshironi. Mbase kjo ndodh për shkak se keni vlera të ndryshme. Nuk jeni tip që interesoheni vetëm për të bërë shumë para. Nuk e keni bezdi të punoni diçka që s’ju sjell shumë të holla. Ky këndvështrim juaji, i tmerron njerëzit materialistë. Është më mirë t’i mbani sekret planet tuaja.
Peshqit- 21.02-20.03
Duhet të përqendroheni më shumë në punë, nëse do të lini përshtypje pozitive tek eprori. Vishuni profesionalisht dhe mbi të gjitha bëni një punë të organizuar. Bëni një listë me gjithçka që ju duhet para se të filloni ndonjë procedurë zyrtare. Zakonisht preferoni të ndiqni instinktin por kjo nuk ngjall besim. Nëse jeni duke kërkuar punë, është koha të rishikoni CV-në tuaj.

















