

Personaliteti juaj i fortë do vihet më në pah gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë mund të bëhet edhe objekt tensioni. Tregohuni të kujdesshëm. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëni gjithçka që të rizgjoheni nga gjumi dhe të bëni gjëra sa më interesante me partnerin. Vetëm kështu do ndiheni më të plotësuar edhe vetë. Ju beqarët nuk duhet të pranoni të bëni asnjë ndryshim për të gjetur dashurinë. Mos pranoni lidhje me kushte. Sipas Dritare.net, në punë do ndërmerrni iniciativa dhe do jeni mjaft këmbëngulës. Buxheti nuk do jetë i kë, por do ju futeni me kokë shpenzimeve dhe kjo ka për të sjellë shumë shpejt përkeqësime.
Demi
Dielli do bashkëpunojë me Plutonin gjatë kësaj dite dhe do ju shtojë dëshirën për ndryshme më të mëdha. Do jeni shumë altruistë. Nëse keni tashmë një lidhje do mundoheni të ruani qetësinë, por edhe në raste debatesh nuk do i kaloni limitet me fjalët pavarësisht asaj që mund të ndieni në brendësi. Ju beqarët do doni shumë t'i thoni po një historie të re dashurie, por e shkuara nuk do ju lerë rehat. Në punë do bëni mirë të shmangni konfliktet me kolegët sepse gjërat do ju bëhen edhe më të vështira. Financat do jene më të normalizuara megjithatë kjo nuk do të thotë që ta hapni thesin e të shpenzoni pafund.
Binjakët
Ndërlidhni imagjinatën me energjinë dhe asgjë nuk do ju rezistojë dot gjatë kësaj dite. Gjërat kanë për t'iu ecur mirë kudo, por në punë do shkëlqeni edhe më shumë. Nëse jeni në një lidhje do ju lindin plot ide si ta bëni çdo çast edhe më të bukur. Do filloni të bëni plane e mund të mendoni edhe për sakrifica që gjithçka të jetë sa më e bukur. Ju beqarët do afroheni edhe me shume më një person të rrethit shoqëror. Marsi dhe Plutoni do jenë planetët që do ju mbështesin më së shumti në punë. Do keni ide inovative, do jeni këmbëngulës dhe do keni gjithë arritjet e shumë dëshiruara. Në planin financiar maturia nuk do ju lejojë të gaboni.
Gaforrja
Ide të reja do lindin sot dhe arrini ta bëni ditën akoma më të bukur. As intuita nuk do ju lejojë të gaboni. Nëse jeni në një lidhje dhe keni gjëra për t'i thënë partnerit apo kritika për t'i bërë gjeni momentin dhe fjalët e duhura. Nëse nuk tregoheni të matur gjithçka do shpërtheje si vullkan dhe nuk do e merrni veten lehtësisht. Ju beqarët do favorizoheni mjaft nga yjet dhe gjërat do ju ecin fiks ashtu si i kishit ëndërruar. Në punë do iu jepen detyra të reja të cilat do ju shtojnë stresin ama edhe do ju kënaqin. Quajeni vlerësim atë që do bëjnë shefat. Shpenzimet me zor do arrini t'i kontrolloni dhe mund t'iu dalë ndonjë problem i vogël.
Luani
Dita do fillojë mirë sot, por pas mesditë gjërat do fillojnë të përkeqësohen. Tregohuni të kujdesshëm më fjalët, por edhe me gjestet. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik të jeni impulsive, te thoni gjëra të gabuara dhe të lëndoheni menjëherë. Vetëm momentet intime në mbrëmje mund ta rregullojnë marrëdhënien me partnerin. Ju beqarët nuk do i mendoni gjërat mirë dhe mund të hidhni hapa të gabuara. Në punë do bëni çdo përpjekje për të arritur më të mirën, por jo çdo gjë do varet prej jush. Mos u brengosni dhe mos e shani veten. Në planin financiar nuk do ju ndodhë asnjë e papritur, përkundrazi gjendja do mbetet e kënaqshme.
Virgjëresha
Sipas Dritare.net sot nuk do jetë dita juaj më me fat dhe nuk do mund t'iu plotësohen të gjitha dëshirat. Nëse jeni në një lidhje do doni që marrëdhënia me partnerin të jetë dinamike, por pa bërë asnjë përpjekje gjërat nuk mund të ndodhin me magji. Tregohuni më të dashur, më të ëmbël dhe mos ngurroni të bëni surpriza. Ju beqarët do e dini shumë mirë se çfarë do bëni dhe nuk do ecni në rrugën e gabuar. Në punë do mbizotërojë gjithë kohës qetësia. Vërtet nuk do keni arritje të jashtëzakonshme, por as probleme serioze nuk do ju dalin. Paratë do dini si t'i mbani gjate gjithë kohës nën kontroll.
Peshorja
Marsi do ju ndihmojë të keni edhe më shumë sukses dhe arritje sot. Do e keni edhe më të lehtë t'i shprehni pikëpamjet tuaja. Nëse jeni në një partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës. Mirëqenia dhe lumturia juaj do jenë mbi gjithçka për të. Nuk do mungojnë as çastet romantike që do ju bëjnë të ndiheni vërtet si në ëndërr. Nuk do keni çfarë të kërkoni më tepër. Ju beqarët do jeni më të favorizuar se disa ditë më parë dhe do realizoni njohje të reja në ambientet më pak të imagjinuara. Në punë do e fitoni "luftën" pa luftuar aspak. Kjo është zotësia juaj kështu që bravo ju qoftë. Edhe financat do jene të mira. Të gjitha sakrificat e bëra do japin frytet e veta.
Akrepi
Sot do jeni në humor të shkëlqyer dhe të gatshëm për të bërë edhe gjëra të veçanta. Në disa fusha do arrini suksesin e shumëpritur. Ju qe keni një lidhje do jeni pafund bashkëpunues me partnerin dhe do bini dakord për të provuar diçka të re që mund t'ua zbukurojë jetën. Për ju beqarët zemra do flasë sot dhe do ju drejtojë të hidhni hapat e duhura. Dëgjojeni atë sepse nuk do ju zhgënjejë. Në punë të gjithë do kërkojnë këshilla nga ju sepse jeni më të vërtetë të zotët. Shfrytëzojini arritjet për të kërkuar më shumë nga shefat. Sektori i financave nuk do jetë problematik kështu që mund të vazhdoni t'i kryeni shpenzimet.
Shigjetari
Sipas Dritare.net sot do e shihni jetën me pozitivizëm dhe në fakt do bëni shumë mirë. Optimizmi dhe buzëqeshja do ju ndihmojnë të kaloni pa problem edhe momentet e vështira. Nëse jeni në një lidhje do bëni gjithçka që do mundeni për të ulur tensionin në çift dhe për t'u sqaruar qetësisht me partnerin. Po ruajtët heshtjen dhe po hapët rrugë do e shihni se deri ne mbrëmje cdo gjë do normalizohet. Ju beqarët do jeni shumë të hapur për njohje të reja, do flisni me të gjithë pa dorashka dhe do tek dikush do bini më në sy. Mund të merrni edhe ndonjë ftesë në mbrëmje. Në punë do i bëni gjërat si duhet dhe nuk do keni surpriza. Në planin financiar tregohuni më të vëmendshëm dhe mos e lëshoni dorën me shpenzimet.
Bricjapi
Hëna do jetë planeti më pozitiv që do ju ndihmojë sot. Ajo do ju nxitë të afroheni edhe më shumë me familjarët dhe të kërkoni kurdoherë harmoninë. Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj do jetë më e këndshme se më parë, megjithatë ende jo në periudhën me të favorshme. Përfitoni nga çdo moment i lirë për të kaluar më shumë kohë me partnerin e për të folur hapur për çdo gjë. Ju beqarët nuk do dini si të veproni kur të merrni propozime dhe ka rrezik t'ia mbathni. Në punë nuk do mungojë asnjë çast energjia dhe kreativiteti kështu që nuk duhet të ankoheni. Financat do rriten akoma dhe më shumë.
Ujori
Sot duhet të jeni më të vëmendshëm për gjithçka nëse nuk doni t'iu dalin të papritura të pakëndshme. Nëse jeni në një lidhje komunikimi do jetë shumë i rëndësishëm për të zgjidhur edhe problemet më të mëdha të mbetura pezull prej kohësh. Mirë është që të tregoheni edhe më të dashur me partnerin dhe të favorizoni jetën intime. Nëse jeni beqarë do filloni të ndieni për një koleg pune, por ngaqë nuk keni shumë muhabet me të nuk do i pranoni ndjenjat. Në punë përgatituni për ndryshime të mëdha. Financat do kenë përmirësime të dukshme nga disa ditë më parë.
Peshqit
Duke u kujdesur më shumë për të tjerët ka rrezik ta lini pas dore jetën tuaj dhe gjërat mund të përkeqësohen. Merrni masa sa pa qenë vonë. Nëse keni një lidhje mos kërkoni gjëra të pamundura nga partneri dhe mos u hiqni si perfeksionistë sepse nuk jeni. Po nuk i pranuat gabimet dhe po nuk u kthyet në realitet keni për të pasur probleme shumë serioze. Ju beqarët duhet të pranoni të dilni në mbrëmje me miqtë sepse mundet edhe t'iu shfaqen persona interesantë. Në punë mundohuni të përqendroheni në një drejtim sepse po u morët me shume gjëra njëherësh nuk do arrini asgjë. Buxheti do mbetet po njësoj./ Dritare.net

















