Na ndiqni edhe në

Bota

Historia e tmerrshme/ Si humbën prindërit në aksident tre fëmijët e vegjël

Historia e tmerrshme/ Si humbën prindërit në aksident tre

Tre fëmijë kanë mbetur jetimë pasi prindërit e tyre janë vrarë në rrëzimin e 'EgyptAir MS804'.  Ahmed el Ashry dhe bashkëshortes së tij, po kthehej në Kajro nga Parisi, ku e kishte mposhtur kancerin me sukses.

Fëmijët, që të gjithë nën moshën gjashtëvjeçare, kanë qenë duke pritur prindërit në Aeroportin Ndërkombëtar të Kajros, por që nuk u kthyen më pranë tyre. Miku i familjes, Muhammad El Shennawi, ka thënë: "Situata është e tmerrshme. Është një ndjenjë shumë e keqe kur i sheh këta fëmijë në këtë gjendje. Ata kishin shkuar në Aeroportin e Kajros për t'i pritur prindërit e tyre, mirëpo nëna dhe babai nuk do të mbërrijnë kurrë, sikur që nuk do të mbërrijnë as të tjerët, që kanë qenë me ta".

U shërua nga kanceri 

Nëna e fëmijëve, Reham Mosad, 27-vjeçare, ishte diagnostikuar me kancer në fillim të këtij viti, ndërsa nuk kishte shumë kohë që i kishte vdekur nëna. Bashkëshorti i saj, Ahmed el-Ashry, farmacist, i kishte përdorur të gjitha kursimet dhe kishte shitur shumicën e gjërave që i kishte në pronësi për t'i ofruar bashkëshortes një trajtim dinjitoz të kancerit në Francë. Çifti kishte udhëtuar drejt Parisit para një muaji, duke i lënë fëmijët me gjyshen e tyre. Trajtimi mjekësor kishte kaluar me sukses dhe çifti kishte filluar të bënte plane për rikthimin në normalitet bashkë me fëmijët e tyre.

Mikesha e familjes, Heba Selim, ka thënë: "Mosad e kishte mposhtur krejtësisht kancerin para se ta rezervonte biletën". Muhammad El Shennawi, në anën tjetër, ka shtuar: "Ahmed-i ka bërë gjithçka që ka qenë e mundur për ta shpëtuar bashkëshorten e tij. E pata këshilluar që të mos shkonte në Paris mirëpo të kërkonte trajtim në Kajro, për shkak të kostos së lartë. Megjithatë ai kishte vendosur që t'i ofronte bashkëshortes së tij një trajtim dinjitoz. Tani fëmijët kanë mbetur në gjendje shumë të keqe. Nuk mund të ngushëllohen pasi që veçse ishin mërzitur për prindërit e tyre gjatë muajit kur ata kishin qëndruar në Francë".