Na ndiqni edhe në

Histori Shqiptare

Pse do lëmë Amerikën për Shqipërinë! Flet historiania amerikane!

Pse do lëmë Amerikën për Shqipërinë! Flet

Ajo është amerikane, quhet Rebecca Shields, është historiane arti dhe ka pasion kafen, atë që shijohet në Shqipëri. Vlera e gjërave të vogla, që i kap sa zgjat dorën, qe i merr për të mirëqena, por nuk janë, është ajo që Rebecca tregon sonte në Dritare TV.

Rebecca Shields tregon çfarë e magjeps në Shqipëri!

Unë jam Rebecca Shields. Jetoj në Virxhina të SHBA-ve. Jam historiane arti dhe bashkëshorti im është shqiptar. Herën e parë që kam ardhur në Shqipëri, ka qene për dasmën time në vitin 2013. Pas këtij viti jam rikthyer disa herë në Shqipëri së bashku me bashkëshortin. Ne kemi një vajzë dhe e vizitojmë shpesh Shqipërinë familjarisht.
Zakonisht vijmë çdo vit, kryesisht në verë. Unë e dua shumë Shqipërinë dhe dua gjithmonë të vij atje.

Sidomos për të mësuar për historinë e lashtë. Atje ka shumë ndërtesa të vjetra dhe duke qenë se unë studioj edhe historinë arkitekturore jam shumë e interesuar në këtë drejtim. Sidomos për të parë se si ka ndryshuar Shqipëria dhe sa shumë është zhvilluar në 10 vjetët e fundit.


Sa herë që vijmë në Shqipëri ne vizitojmë Apolloninë. Është vendi të cilin me zor pres të vij ta shoh. Kam bërë një turne me disa studentë dhe arkeologë atje dhe jam magjepsur nga fakti sa shumë gjëra të reja ka për të mësuar.

Pse do lëmë Amerikën për Shqipërinë! Flet

Jemi magjepsur gjithashtu nga një monument i vogël që është i lidhur me Apoloninë por nuk është pjesë e sitit. Është një kolonë e vetme ne fshatin qe quhet Shtyllas. Është e dukshme nga autostrada ndërsa shkon për në Vlorë.
Jam mahnitur nga ky monument i veçantë sepse është i veçuar, është një kolonë e vetme. Ndryshe nga ndërtesat e tjera të lashta, shumica prej të cilave janë me disa kolona. Nuk ka asnjë objekt tjetër afër, një statujë apo diçka tjetër, është thjeshtë një kolonë. Është e vendosur në kodër dhe i përket periudhës romake.

Pse do lëmë Amerikën për Shqipërinë! Flet

Vija bregdetare ishte shumë afër Apollonisë. Duke qenë se aty kishte një dalje në det, një port, kjo kolonë ishte një sinjal për njerëzit që vinin me varkë. Kjo kolonë në Shtyllas ishte i pari objekt që ata shihnin kur mbërrinin afër bregut dhe kështu ata kuptonin që kishin mbërritur në Apolloni.
Ajo është akoma aty e paprishur, por pak kush e di. Unë mendoj që as bashkëshorti im që është nga Shqipëria, nuk e dinte për këtë objekt derisa unë ia tregova. Sepse unë kam hulumtuar shumë për historinë e Apollonisë.

Mendoj se shumë njerëz që jetojnë aty, mund ta dinë ose jo për këtë objekt, por për mua ishte shumë magjepsëse kur e zbulova.
Këtu ku ne jetojmë në Amerikë ne nuk kemi ndërtesa kaq të vjetra. Nuk ndodh të shikosh ndërtesa mijëra vjeçare nga xhami i makinës. Kështu që kjo ishte një eksperiencë unike për mua.
Kam disa vende në Shqipëri të cilat i kam të preferuara. Kam ende shumë vende në Shqipëri, të cilat dua t’i vizitoj. Por ndër vendet që kam vizituar, më pëlqen shumë Vlora, sepse është një kombinim i kohëve të ndryshme. Më pëlqen shumë xhamia e periudhës mesjetare në mes të qytetit. Pastaj vija bregdetare është uau, e mrekullueshme.

Lungomare gjithashtu më pëlqen shumë. E shijoj shumë një shëtitje apo një kafe përballë detit dhe krah arkitekturës së mrekullueshme përgjatë rrugicave të qytetit. Unë jam historiane dhe më intereson Vlora sepse është qyteti ku u themelua Shqipëria moderne. Kam parë gjithashtu edhe monumentin e Pavarësisë, që është shumë i veçantë.

E pëlqej shumë Sarandën dhe Butrintin për arsye të ngjashme. Sigurisht për Butrintin ka më shumë arsye, sepse aty ka mozaikë të lashtë të periudhës romake, mure antike. Kemi vizuar site te ngjashme në Itali dhe në Greqi, por nuk është njësoj, sepse në Shqipëri ka më shumë hapësirë dhe je i lirë të shikosh çfarëdo që do të shikosh. Në Butrint nuk ka turistë masivë. Ndaj është me fat që të kesh mundësi të vizitosh vende të tilla historike pa u munduar shumë.

Vija detare atje më lë pa fjalë, dhe është shumë afër siteve historike. Më pëlqen çdo lloj vendi ku mund të konsumoj një kafe me pamje nga deti.
E kemi menduar të jetojmë në Shqipëri, por duhet të specifikojmë disa kushte apo rrethana. Për shembull këtu në Amerikë unë preferoj të jetoj në qytet. Babai im është nga zonat rurale dhe unë nuk do të doja kurrsesi të kthehesha atje për të jetuar.

Kur vijmë në Shqipëri unë qëndroj në Fier, që është qyteti i vogël i bashkëshortit tim. Më së shumti preferoj qytetet. Tirana është preferuara ime për shkak të mundësive të shumta. Ka shumë muze, galeri, vende të cilat do të doja shumë t’i vizitoja. Ka shumë gjëra që më pëlqejnë në Shqipëri. Më pëlqen tej mase kafeja. Ushqimi gjithashtu. Më pëlqen të shijoj një kafe të mirë në Shqipëri, të ha një akullore, gjëra që ne i bëjmë zakonisht kur vijmë në Shqipëri gjatë verës.
Edhe këtu në Amerikë unë e kam kafenenë poshtë shtëpisë, apo dyqanin e akullores. Por është qesharake që për mua dhe vajzën time të paguaj 17 dollarë, për një kafe dhe një akullore.

Më pëlqen që në Shqipëri kafeja është një dollar dhe është më e mirë se këtu. Ka disa kënaqësi të vogla në jetë që mund të jenë të arritshme për njerëzit. E ndiej këtë në Shqipëri, e ndiej në Greqi, e ndiej në Itali dhe në pjesë të tjera të Evropës Jugore. Kur jam në Shqipëri më pëlqen klima, më pëlqen të rri ulur, të shijoj rrezet e diellit duke pirë një kafe, duke biseduar me miqtë e afërt. Kjo nuk është diçka që ndodh zakonisht në Amerikë. Të gjithë nxitojmë dhe mbetet shumë pak kohë për një kafe. Ndaj më pëlqen që në Shqipëri ti gjen kohë për të pirë një kafe.

- Diçka që nuk më pëlqen... Mendoj se ka patjetër gjëra për të përmirësuar në infrastrukturë dhe në mirëmbajtjen e mjedisit. Plazhet janë më të bukurat në Evropë. E kam vënë re shpesh kur jemi në plazh, afër vendit ku është rritur burri im, ka probleme me plehrat. Duhet mbajtur pastër plazhi. Disa vite është mirë dhe vite të tjera është më keq. Kjo mund të ndryshojë. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm dhe pastrimi i plehrave do ta bënte një vend edhe më këndshëm. Është vërtet emocionuese që këto 10 vitet e fundit mund të lëvizësh më e lehtë nëpër Shqipëri. Kur shkova për herë të parë nga Fieri në Sarandë, rruga zgjati pesë orë. Dhe tani me rrugët e reja dhe me mënyra alternative për të shkuar nga një vend në tjetrin, udhëtimet janë shumë më të shpejta. Udhëtimi nga Fieri në Vlorë të merrte disa orë. Tani duhen 20, 30 minuta. Pra, kjo është përmirësuar. Mendoj se ka mënyra për të përmirësuar infrastrukturën duke ruajtur edhe bukurinë natyrore të peizazhit. Shpresoj të shoh se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Si është jeta me një burrë shqiptar!


Ai është i mrekullueshëm. Ne kemi jetuar në Amerikë për një kohë të gjatë, kështu që ai ka ekipet e tij të preferuara të futbollit amerikan. Kemi disa miq shqiptarë. Kemi disa familje shqiptare pranë vendit ku jetojmë. Jo shumë, për fat të keq, por disa. Dhe sa herë që jemi me ta, ia kalojmë shumë mirë, argëtohemi shumë. Ai krijon fjalë të reja për këngët e Krishtlindjeve. Sepse nuk i dinte fjalët e këngës Jingle Bells, kështu që i sajonte dhe këndonte Jingle Pants. Kur jemi në Shqipëri, patjetër që edhe unë bëj gabime gjuhësore, ndaj nuk po e gjykoj, është thjesht humor. Tani atij i pëlqen Jingle Pants, ne këndojmë Jingle Pants nëpër shtëpi.

Sigurisht që iu flas studente të mi për Shqipërinë! Unë e ardhuroj!

Unë jam historiane dhe jam e specializuar për historinë e mjedisit, historinë e arkitekturës dhe historinë e artit. Unë jap mësim histori arti në Universitetin e Commonëealth të Virxhinias në Richmond. Hulumtimi im është mbi historinë e arkitekturës britanike në shekullin e 17-të. Kështu që më pëlqen të jem në Shqipëri sepse e kam më të lehtë, shumë më lehtë se në Amerikë që të udhëtoj nëpër Evropë për të bërë kërkimin që duhet të bëj. Unë jap mësime në universitet për artin dhe arkitekturën e shekujve 16-të, 17-të dhe 18-të. Aktualisht jam duke punuar në librin tim për gratë arkitekte në Britaninë e shekullit të 17-të.

Unë flas shpesh me studentët për Shqipërinë. U kam mësuar më parë artin e botës klasike, Greqinë e lashtë, Romën e lashtë dhe gjithmonë u flas për Shqipërinë. U kam dhënë leksione për Apolloninë. Kam folur për Apolloninë si vend bizantin, sepse edhe atje ka bizantinë në historinë mesjetare. Kjo është magjepsëse për studentët amerikanë, sepse mjedisi i ndërtuar që kemi këtu zakonisht shkon prapa, në disa shekuj. Dhe të shohësh kaq shumë shtresa të historisë në një vend, ndonjëherë edhe në një ndërtesë, është diçka që ata nuk e kanë parë më parë. Apollonia është një rast studimi i mrekullueshëm, një vend që ka ndryshuar përgjatë shumë viteve, shumë shekujve, madje edhe mijëvjeçarit./L.F-dritare.net