
Në ciklin e emisioneve tradita që kthehet në markë, gazetarja Rudina Xhunga ishte në Divjakë, për tavën e ngjalave dhe peshkun e Lagunës së Divjakës, që e ka kthyer traditën në markë dhe ka kthyer kaq shumë njerëz në këtë vend. Në ambientet e restorantit Green Park ndihet aroma dhe shija e fortë e peshkut të gatuar të lagunës nga shef Ans Hila.
Historia e Ansit është historia e një djali që iku nga Italia dhe u kthye sërish në shtëpi. Aty ku gatuan, aty ka vendosur edhe t’ia dali. Nga Italia është kthyer 20 vjeç, tani ka ngritur një biznes, por është edhe babai i dy fëmijëve.
Tava e peshkut të lagunës është tava e nënës, ajo që nëna e Ansit ka gatuar, e ndërsa tani ata e gatuajnë për klientët në biznesin e tyre. Shqipëria është një vend i dashur, për të gjithë ata njerëz që punojnë, që punojnë me dashuri në shtëpinë e tyre për traditën. Se tradita që kthehet në markë ka shije, ka kujtime, ka trashëgimi dhe pasion për t’u ndjekur në breza./M.T/dritare.net

















