Vjosa, plot histori, ushqim të mirë dhe raki!
Dritare.net
Me siguri në instagramin tuaj keni parë vendin ku të gjithë ndalen, rrugës për jug. Tek Uji i Ftohtë në Tepelenë. Është gati e pabesueshme të mendosh që është në Shqipëri, kur e sheh për herë të parë këtë resort.
Por është këtu, në zemër të Labërisë. Buzë Drinos, krah ujëvarës, rreth maleve. Me një arkitekturë unike, në një peizazh që të lë pa frymë.
Dritare TV e nisi udhëtimin nga kuzhina, aty ku na pret Shef Genti, më i miri i kuzhinës shqiptare.
Shef Genti tregon se në kuzhinën moderne, gjithçka ka ë bazë traditën.
Që prej mishit, produkteve të bylmetit, frutave të pyllit, e gjithçka tjetër që shijon në pjatë. Shef Genti tregon se resorti ka rreth 80 veta staf të përhershëm. Muajt e verës janë më të frekuentuarat.
Ka një mijë e një arsye pse vizitohet. Për natyrën, ushqimin, lumturinë që të jep ky vend sa shkel këmbën, gjithsecili gjen atë që kërkon.
Aty ku gjithçka shkrihet në perfeksion. Të ftojmë ta shijosh. Së pari në udhëtimin që gazetarja Rudina Xhunga dhe stafi i Dritare TV realizoi, e më tej, kur të shkelësh vetë atje, e ta shikosh se kemi thënë pak, për gjithçka ai vend është.
Ndiqeni të plotë vlogun e radhës nga gazetarja Rudina Xhunga dhe stafi i Dritare TV./L.F-dritare.net